Në Mat dhe Gjirin e Lalzit, mbyten dy të rinj

Foto Ilustruese
Dy të rinj kanë humbur jetën sot, ndërsa po bënin plazh, njëri në lumin e Matit dhe tjetrit në Gjirin e Lalzit.
Mësohet se Besjan Maja, 22 vjeç është mbytur në Gjirin e Lalzit, për shkaqe ende të panjohura. Polumbarët kanë bërë të mundur që pak kohë më vonë të nxjerrin nga uji trupin e tij të pajetë.
Ndërkaq, në lumin e Matit mësohet se është mbytur, ndërsa kishte shkuar për të mposhtur temperaturat e larta, 20-vjeçari, Elsion Mjeshtri.
Trupi i tij nuk është gjetur ende. Polumbarët po vazhdojnë prej orësh kërkimet për gjetjen e trupit të tij. Po ashtu shkaqet mbeten ende te paqarta për mbytjen e 20-vjeçarit.
Panorama
Add new comment