PD: Rama gënjeu shqiptarët

Postuar në 13 Korrik, 2013 14:50

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi deklaroi se Rama nuk po mban premtimet që bëri në fushatën elektorale. Ajo tha se Partia Demokratike do përdorë gjithë format ligjore për të mbrojtur qytetarët.

“PD njofton shqiptarët se ende pa hartuar programin e qeverisjes Edi Rama njoftoi përmes grupit të tij se premtimet e tyre kryesore anti-globaliste qytetarët nuk do të mund t’i gëzojnë gjatë këtij mandati. Premtimet e tyre ishin thjesht mashtrime. PD dhe gjithë shqiptarët nuk do të pajtohen kurrë me një mashtrim të tillë. Bëhet fjalë për një poshtërim të votës dhe PD do përdorë të gjithë mjetet demokratike për të mbrojtur shqiptarët”, deklaroi Vorpsi.

Një ditë më parë ishte kandidati për kryetar të PD, Sokol Olldashi që gjatë fushatës së tij në qytetin e Mamurrasit sulmoi kryeministrin e zgjedhur me të njëjtat argumente.

“Dëgjova dje kryetarin e PS-së dhe enturazhin e tij të thotë që nuk mund ta bëjë shëndetësinë falas siç premtoi, as taksën progresive siç e premtoi. Pra, pa marrë akoma zyrën e kryeministrit, ky njeri filloi të gënjejë dhe ne i paralajmëruam qytetarët shqiptarë në fushatë se janë mashtrime. Ende pa marrë mandatin e kryeministrit, ai filloi t’i rrëzojë një e nga një premtimet e tij elektorale dhe kështu do të bëjë me të gjitha mashtrimet që ndërtoi gjatë këtyre javëve në të cilat takoi shqiptarët, jo për t’u dhënë zgjidhje, por për t’i gënjyer. Pikërisht këtu fillon rrëzimi i tij dhe ne duhet të pregatitemi me të gjithë forcën që të rrëzojmë një e nga një të gjithë platformën e tij, të shembim një e nga një të gjitha tullat e gënjeshtërta që ai u serviri shqiptarëve”, deklaroi Olldashi.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.