Arkiv-Lajme të përditësuara
Berisha: Revansh i paparë në selinë mavi. Prisni tenderin e miellit se aty deti bëhet kos
Kryeministri në largim, Sali Berisha, ka sulmuar sërish kreun e socialistëve, njëherësh kryeministrin e ri, Edi Rama, duke thënë se ka nisur një revansh të paparë ndaj administratës.
Në një status në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka ironizuar nismën e re të socialistëve për aplikimet për punë nëpërmjet internetit.
Tatimoret tek rafineria e naftës
Bllokimi i punës në rafinerine e Fierit nga organet tatimore ka shkaktuar protestë të punëtorëve të kompanisë “Armo”.
Ata u mblodhën në hyrjen e rafinerisë për të mos lejuar sekuestrimin e objektit ku punojnë afërsisht 270 vetë.
Punëtoret thonë se rreziku i shpërthimit si pasoje e ndalimit të papritur të punës në rafineri shtohet me kalimin e orëve.
Ata kërcënojne se do të protestojne deri në zgjidhjen e këtij problemi, pasi nuk kanë të ardhura të tjera ekonomike për familjet e tyre.
Kosovë, miratohet në parim Ligji për Amnistinë
PRISHTINE- Kuvendi i Kosoves ka miratuar ne parim Ligjin per Amnistine. Ligji eshte miratuar me 91 vota pro dhe 17 kunder.
Seanca vazhdon ne ora 15:00 ku Ligji per Amnistine do te votohet edhe nen per nen.
PDK, LDK, AKR dhe AAK pro Amnistisë, VV kundër
Përkrahja për Projektligjin ishte rritur pas heqjes së nenit tre, me të cilin edhe u reduktua dukshëm fusha e veprave që parashihet të amnistohen.
Votimi i dytë dhe final për këtë ligj, pritet të bëhet po sot, gjatë seancës së pasditës.
Vrasja e Komisarit të Burrelit, në gjyq trafikantët e armëve
Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e komisarit Skura dhe e kalon çështjen për gjykim. Kështu, Fitim Alla, 19 vjeçari nga fshati Suç i Burrelit, do të dalë para gjykatës për të vijuar gjyqin me akuzën në ngarkim të tij, për plagosje me pasojë vdekjen e komisarit të Burrelit, Musa Skura. Ngjarja ndodhi në 100-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit dhe Skura u qëllua duke qenë në krye të operacionit për ndalimin e trafikimit të një sasie të madhe municionesh.
Basha- Ramës: Do përballesh çdo ditë me opozitën për premtimet piramidale
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Lulzim Basha i është drejtuar sot kreut të Partisë Socialiste Edi Rama duke i thënë se do përballet çdo ditë me opozitën për premtimet piramidale që ka bërë. Ai prezantoi platformën e tij për drejtimin e PD-së , në Berat dhe Kuçovë.
Rama: Rregullat e reja të punësimit në shtet
Kryeministri i zgjedhur shpjegoi hapat që do të ndiqen për t’u kualifikuar si aplikant
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Agjencia - Në mbështetje të kësaj nisme të re të rekrutimit do të ngrihet dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Njerëzore
Fatjona Mejdini
Avokati i Popullit: Të hapen dosjet, duhen mbyllur llogaritë me periudhën e komunizmit
Avokati i Popullit do t’i bashkëngjitet nismës së shoqërisë civile për hartimin e një ligji të ri lustracioni.
Igli Totozani ka deklaruar se shoqëria shqiptare ka nevojë imediate të mbyllë një herë e mirë llogaritë me të kaluarën e saj komuniste.
Duke marrë shkas edhe nga vizita e tij në Gjermani, Igli Totozani tha se përvoja gjermane e hapjes së dosjeve të ish-Shërbimit Sekret të Gjermanisë Lindore (STASI) do të jetë një ndihmë e çmuar në tentativën e radhës që shoqëria civile në Shqipëri do të bëjë për të hapur dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit.
Nartë, protestë kundër vjedhjeve
Pasditen e së mërkures banoret e fshatit narte ne Vlore kane protestuar kunder vjedhjeve, grabitjeve me dhunë deri edhe perdhunimeve të grave që jetojnë vetëm.
Te irrituar ata jane mbledhur ne qender te fshatit greqishtfoles dhe kane kerkuar nderhyrjen e shtetit. Ata thone se ka patur disa raste perdhunimesh te grave te moshuara, familjaret e te cilave jane ne emigracion.
Llogara, aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje
VLORE- Nis aksioni per shembjen e ndertimeve pa leje ne zonen e Llogarase.
Policia e Shtetit dhe ajo e Bashkisë Himarë ndodhen në vendngjarje dhe po mbikëqyrin shembjen e ndërtimeve pa leje.
Mesohet se pas Llogarase aksioni do të vijojë edhe në Orikum dhe në Pyllin e Sodës në Vlorë.
Aksioni u paralajmërua nga kryebashkaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, sipas te cilit këta 3 muaj një aksion i fuqishëm në gjithë bregdetin nuk do të lejojë asnjë ndërtesë pa leje të ndërtuar këto javë të fundit.
PANORAMA
Shefja e BB-së: Rritja e ekonomisë, e dobët. Qeveria e re të mbajë personel të kualifikuar
TIRANË- Shefja e Bankës Botërore, Kseniya Lvovsky në takim me mediat, vlerësoi se rritja ekonomike gjatë 2013-ës ka qenë e dobët. Shefja tha se Shqipëria duhet të bëj shumë përpjekje për të qenë aty ku duhet.