Arkiv-Lajme të përditësuara

Qeveria e re, biznesi taksë të sheshtë, progresivitet te të ardhurat personale

Postuar në 12 Korrik, 2013 08:05

Rastet e abuzimeve

Aplikimet, PS i përgjigjet akuzave të PD-së

Postuar në 12 Korrik, 2013 08:01

Nëpërmjet deputetes së zgjedhur Milena Harito, PS bëri publike të dhënat e deritanishme pas nismës së kryeministrit të ardhshëm Edi Rama i cili ftoi të gjithë ata që mund t’i bashkohen skuadrës së re qeverisëse të vendit, për të dërguar CV-të e tyre.

PR ankohet në KQZ: PD na vodhi votat në Shkodër

Postuar në 12 Korrik, 2013 03:26

KQZ pranon kërkesën e PR për rinumërim ose pavlefshmëri të zgjedhjeve në KZAZ-të e Shkodrës. “U fikën disa herë dritat kur numëroheshin 14 kutitë e fundit”. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi dje të shqyrtojë kërkesën e Partisë Republikane, e cila ankohet ndaj aleates në koalicion, Partisë Demokratike, të cilën e akuzon për manipulim të rezultatit në qarkun Shkodër. 
Ankesa e PR do të shqyrtohet ditën e hënë, në orën 19:30 nga KQZ. 

"Korrupsioni dhe pastrimi i parave mbajtën peng Shqipërinë"

Postuar në 12 Korrik, 2013 03:24

Korrupsioni i lartë dhe pastrimi i parave mbajnë peng zhvillimin e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërinë. Kështu është shprehur Natasha Srdoc, drejtoresha e Institutit të Adriatikut për politikat publike në një intervistë për “Deutsche Welle”. 111,6 miliardë dollarë kanë dalë jashtë Europës Juglindore nga aktivitetet kriminale dhe evazioni fiskal. 

PS : Kreu i Shkollës së Magjistraturës,përpjekje për të marrë peng hallkat e drejtësisë

Postuar në 12 Korrik, 2013 03:23

Partia Socialiste deklaroi sot se se në krye të sistemit të drejtësisë po tentohet të vihet një kastë individësh, me të vetmin kriter shërbimet e kryera ndaj pushtetit të rrëzuar me votë. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj në një konferencë për shtyp akuzoi se  kreu i ri i Shkollës së Magjistraturës tregon  tjetër hap në tentativën për të marrë peng të gjithë hallkat e drejtësisë shqiptare. “Fakt është se Shkolla e Magjistraturës është i vetmi institucion që në raportet e Komisionit Europian është nënvizuar si i pavarur, i paanshëm dhe i vendosur në luftën kundër korrupsionit.

AMNISTIA, HAP I MADH DREJT NORMALIZIMIT TË MARRËDHËNIEVE

Postuar në 12 Korrik, 2013 03:20

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vlerësoi se miratimi i ligjit për Amnistinë është një hap i madh për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Gjatë një interviste në “Zonën e Debatit” në Klan Kosova, Thaçi nuk ia dha meritat vetëm kabinetit të tij qeverisës për kalim të ligjit.

“Kemi konsultuar edhe partitë opozitare. Ka qenë një korrektësi në diskutimet tona të brendshme”, tha Thaçi.

Ai foli edhe për kundërshtimet që ishin për nenin 3 të ligjit për Amnistinë.

Prioritetet qeverisjes PS-LSI

Postuar në 12 Korrik, 2013 03:19

Në një veprim të paprecedent në historinë e mazhorancave të reja shqiptare, dy partitë kryesore të koalicionti fitues, PS dhe LSI kanë ngritur për herë të parë një grup pune për të rënë dakord për pikat e programit dhe prioritetet e qeverisë së re. 

Por, a është kjo njëkohësisht edhe shenja e parë që midis dy partive kryesore ka edhe mospërputhje në program, për të cilat nevojitet që të gjendet një marrëveshje mes palëve. 

Meta me Cannon: Bashkëpunim Shqipëri- Britani

Postuar në 11 Korrik, 2013 20:26

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka pritur sot në një takim, ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Nicholas Cannon. Ky i fundit përgëzoi Metën për rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërsa theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së punës në çështje prioritare bilaterale si lufta kundër krimit e korrupsionit, drejtësia, sundimi i ligjit dhe bashkëpunimi ekonomik.

Moro: Shqipëria po ecën drejt Europës

Postuar në 11 Korrik, 2013 20:25

Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Moro, u shpreh e bindur se Shqipëria po ecën përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian. 

Ajo ishte e pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Francës, nga ku theksoi se zgjedhjet e 23 qershorit ishin një mundësi mjaft e mirë, ku qytetarët shqiptarë shprehën qartë standardet e arritura. 

Në këtë ceremoni, e cila organizohej nga Ambasada Franceze në Tiranë, ishin të pranishëm edhe Presidenti i vendit, Bujar Nishani, si dhe kreu i PS-së, Edi Rama dhe kryeparlamentarja, Jozefina Topalli. 

 

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në pyjet e Tërbunit

Postuar në 11 Korrik, 2013 20:25

Janë riaktivizuar disa nga vatrat e zjarrit që ra një ditë më parë në pyjet e Tërbunit. Për shkak të terrenit të thyer zjarri nuk është shuar nga zjarëfikëset por nga shiu që ra gjatë ditës. Sot sërisht
Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje por situata paraqitet e vështirë për shkak se terreni i thyer malor nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikëseve. Po punohet me mjete rrethanore për fikjen e flakëve. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.

 

 

MAPO

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara