Arkiv-Lajme të përditësuara
PD: Rama gënjeu shqiptarët
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi deklaroi se Rama nuk po mban premtimet që bëri në fushatën elektorale. Ajo tha se Partia Demokratike do përdorë gjithë format ligjore për të mbrojtur qytetarët.
Profili i NYT për Thaçin: Emri i tij përmendet për Nobelin e paqes, por e ndjek e kaluara ushtarake
E përditshmja amerikane “The New York Times”, në botimin e sotëm i bën një portret kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, si një ish luftëtar dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që aspiron trashëgiminë e burrshtetasit.
“Kam luftuar në anën e drejtë të historisë për çlirimin e popullit tim nga tirania kundër një armiku të pamëshirshëm që bënte përpjekje për kryerjen e një gjenocidi masiv,” citohet të ketë thënë Thaçi për të përditshmen njujorkeze.
E majta rikuperon mandatin e Lezhës. Katër partitë demokristiane do të shkrihen në një
E majta rikuperon mandatin e Lezhës. Katër partitë demokristiane do të shkrihen në një
Herion Mesi
Meta: LSI merret me ekonominë jo me retorika boshe
LSI do vazhdojë të rritet ka deklaruar sot kreu i kësaj partie , Ilir Meta gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë në qytetin e Çorovodës . Sipas Metës në zgjedhjet e 23 qershorit sa ka nisur rritja e LSI-së. “Motoja jonë për të ardhmen është të punojmë çdo ditë dhe të përmirësohemi çdo ditë në mënyrë që të jemi më të aftë dhe më të suksesshëm në përballimin e gjithë sfidave që kemi përpara.
Beqja: Shëndetësi falas brenda katërvjeçarit. Nuk do ketë amnisti si në vitin 1997
Sekretari për Programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, në një intervistë për gazetën Panorama, thotë se shëndetësia falas do të arrihet brenda katërvjeçarit të parë.
“Na duhet një mënyrë krejt e re e menaxhimit të institucioneve shëndetësore si dy parakushte për të shkuar në atë skemë që kemi thënë, që ka si synim mbulimin e të gjithë popullatës dhe besoj se edhe ajo çka bëmë bashkërisht në një komunikim me publikun është se do të arrijmë në mbulimin universal brenda katërvjeçarit,” tha Beqja.
Taksë e fshehtë mbi naftën
Skandali i kontratës që transferon monopolin e ngjyrosjes së karburanteve tek një kompani private merr përmasa të tjera.
Deputeti socialist Erjon Braçe akuzon qeverinë se përmes një vendimi sekret u ka vendosur qytetarëve një taksë kombëtare në fshehtësi të plotë nga Kuvendi.
“Qeveria ka kaluar çdo kompetencë të saj, ka vendosur tarifë kombëtare shërbimit të shënimit me VKM. Ka vendosur një tarifë kombëtar të shërbimit në kufijtë e taksës kombëtare pa pyetur Kuvendin, madje pa e informuar fare Kuvendin e Republikës së Shqipërisë”, thotë zoti Braçe.
Bashkëshorti vret me thikë gruan në mes të rrugës
TIRANE- Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
Një grua është qëlluar kater here me thike ne mes te rruges “Tefta Tashko”, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia bëri me dije se ka qenë bashkëshorti i saj, i cili pas një zënkë ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten, duke i shkaktuar vdekjen.
Mësohet se viktima është Valbona Çarçani, 36 vjeç, ndërsa autori i vrasjes është Gerti Çarçani, i cili është arrestuar nga policia në ikje e siper.
Konformizmi social dhe përgjegjësia e secilit (II)
Prof. Dr. Ylli Pango
U lirua nga Gjykata e Lartë, vritet në Lezhë i akuzuari për dy vrasje
Një tjetër vrasje ka goditur Lezhën, këtë herë në Tale ku është ekzekutuar me armë zjarri një 40-vjeçar i këtij fshati, i sapo kthyer nga emigrimi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes dhe nga të dhënat paraprake të policisë së Lezhës viktima, Ludovik Ujka, dyshohet se është vrarë për hakmarrje. Ai ishte arrestuar më 26 janar 2006 nga forcat RENEA, pasi mbi të dhe nipin e tij rëndonin akuza për vrasjen e shtetasve Zef Biba dhe Eleni Hoxha, vrasje këto të ndodhura më 1 shtator 2003.
Olldashi: ZP-në s’e lexoj që kur ka ikur Fahriu. Më 21 janar do isha më i ashpër
Sokol Olldashi thotë se ato që thotë tani publikisht kundër LSI-së, i ka thënë vazhdimisht në takimet e tij me demokratët. Ai tha se nuk ka dijeni për miqësinë e Bashës me Metën. Fajin për humbjen Olldashi ia vendos sërish LSI-së, ndërsa thotë se korrupsioni në qeverisje nisi kur në pushtet me ta erdhi edhe LSI. “Në PD nuk ka korrupsion,” thotë Olldashi.