Meta: LSI merret me ekonominë jo me retorika boshe

Postuar në 13 Korrik, 2013 08:38

LSI do vazhdojë të rritet ka deklaruar sot kreu i kësaj partie , Ilir Meta gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë në qytetin e Çorovodës . Sipas Metës në zgjedhjet e 23 qershorit sa ka nisur rritja e LSI-së. “Motoja jonë për të ardhmen është të punojmë çdo ditë dhe të përmirësohemi çdo ditë në mënyrë që të jemi më të aftë dhe më të suksesshëm në përballimin e gjithë sfidave që kemi përpara. Ne kemi bërë fushatën më pozitive, kemi bërë fushatën më konkrete, kemi pasur premtimet më të përmbajtura dhe më racionale e kemi përqendruar qartë mesazhin e fushatës sonë tek të gjithë votuesit që kërkojnë stabilitetin e vendit, që kërkojnë zgjidhjen e problemeve më të mprehta ekonomike e sociale, që kërkojnë rritjen e punësimit dhe njëkohësisht për ne është tepër e rëndësishme tani të fillojmë punën për mbajtjen e këtyre premtimeve”, tha kryetari i LSI-së.Sipas Metës, janë qytetarët ata që duan fuqizimin e LSI-së, pasi kontribuuan me votën e tyre për këtë qëllim. Duke u fuqizuar, LSI-ja si forcë politike forcohet stabilitetit i vendit, ndihmohet çdo qytetar shqiptar që të shikojë një politikë e cila merret me ekonominë dhe nuk merret retorika boshe. “Rritja e LSI-së është mesazhi më i qartë se shqiptarët duan të ecin më shpejt në rrugën e stabilitetit, në rrugën e ndryshimeve, në rrugën e integrimit, në rrugën e punësimit, në rrugën e përqendrimit të gjithë energjive të politikës tek ekonomia, tek punësimi tek çështjet më jetike që kanë qytetarët tanë në Berat, në Skrapar dhe në të gjithë Shqipërinë”, tha Meta.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.