Arkiv-Lajme të përditësuara
Berat, hetimet për grabitjen e biznesmenit
Policia e Beratit është duke vazhduar hetimet për gjetjen e grabitësve të tjerë të biznesmenit Edmond Pite nga Ura Vajgurore.
Ndërsa biznesmeni ka denoncuar në polici se katër persona të maskuar e kanë keqtrajtuar ndërsa i kanë marrë shifrën prej 20 milionë lekësh, vetëm dy prej tyre janë ndaluar nga policia.
Nishani takon nesër disa krerë institucionesh
TIRANE- Presidenti i Republikë, Bujar Nishani do të ketë nesër një takim me disa nga krerët e institucioneve më të rëndësishme në vend.
Siç njofton zyra e shtypit të Presidencës, Bujar Nishani këtë të hënë do të ketë një takim pune me Guvernatorin e Bankës së Shqiperisë, Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Nënkryetarin e KLD-së, Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e KLSH-s dhe Inspektorin e Përgjithshëm të ILDKP-së. Presidenca nuk bën me dije arsyet e thirrjes së këtij takimi.
Takimi do të mbahet nesër në orën 11:00 në mjediste e Presidencës.
PANORAMA
Të arratisurit e Trikalas kanë vjedhur shtëpinë e Argita Berishës
Një gazetë greke ka bërë publik lajmin e fshehur këtu në Shqipëri. Duke iu referuar të dhënave të policisë shqiptare, ‘Real News’ ka bërë të ditur se dy nga të arrestuarit e burgut të Trikalas, kanë grabitur banesën e vajzës së kryeministrit, Argita Berisha. Ngjarja ka ndodhur në 22 tetor 2005. Pavarësisht se banesa e saj është në një nga lagjet më të shtrenjta në Tiranë, grabitësit kanë arritur të hyjnë brenda dhe për disa minuta të grabisin bizhuteri të shtrenjta dhe para.
Tiranë, ekzekutohet me armë zjarri një 50-vjeçar, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një person është ekzekutuar me armë zjarri. Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në hyrje të një pallati në afërsi të shkollës “Partizani” në kryeqytet.
Mësohet se viktima është shtetasi Edmond Dervishi rreth 50 vjeç, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes.
Sipas policisë, viktima është qëlluar nëntë herë me pistoletë nga disa persona që udhëtonin me një automjet tip ‘Benz’ të zi 4 fenerësh.
Balla: Moskryerja e detyrës nga policia po u lejon terren elementëve kriminalë
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi sot që Policia e Shtetit të marrë masa për parandalimin e degradimit të mëtejshëm të rendit publik, pas ngjarjes së rëndë të grabitjes në Pukë, ku mbeti i plagosur edhe një fëmijë 5 vjeç.
Celibashi: Nuk ka ngërç për rezultatin
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, kundërshton futjen në ngërç të procesit të shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.
Ndërsa ky term është lakuar ditët e fundit me argumentimin e bazuar në nenin 145 të Kodit Zgjedhor se kolegji duhet të kthejë kërkesat ankimore për vendimmarrje të detyruar në KQZ dhe ky i fundit në mungesë të 5 anëtarëve nuk mund ta kryejë një procedurë të tillë, Celibashi kundërargumenton duke iu referuar po këtij neni.
Përdhunimet në Nartë, historia nisi 10 vjet më parë
Historia e përdhunimeve të të moshuarave në Nartë ka nisur vite më parë. Këtë e pohon vetë kryeplaku i këtij fshati, Nasho Zoica, i cili në një intervistë për “Panoramën” thotë se prej dhjetë vitesh, atje kanë ndodhur vazhdimisht përdhunime të grave të moshuara. Por ka qenë pikërisht turpi që i ka penguar gratë e moshuara të tregojnë atë që u ka ndodhur në shtëpinë e tyre. “Ato janë plaka të moshuara, u vjen zor për vete e për fëmijët, nuk është aq e thjeshtë të dalin e të thonë se ç’u ndodhi. 7 raste janë të sigurta, i di mirë dhe u kam shkuar në shtëpi.
Festës Kombëtare e Francës, Nishani uron Hollande
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës Franceze, François Hollande me rastin e Festës Kombëtare.
“Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Franceze, kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik francez, urimet më të mira dhe më të përzemërt.”- shkruan Nishani ne mesazhin e tij te urimit.
Zbardhet skema e abuzimeve në Bashkinë e Kamzës me fondet shtetërore
Blerja e votave, kryebashkiaku Xhelal Mziu rrit fiktivisht numrin e familjeve me përkrahje ekonomike
Herion Mesi
Përparim Hoxha
“Dorëheqja, pas betimit të marrë në vitin 1991. S’do lejojmë kthimin e Shqipërisë në protektorat droge e krimi”
“Dorëheqja, pas betimit të marrë në vitin 1991. S’do lejojmë kthimin e Shqipërisë në protektorat droge e krimi”
13 Korrik, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA
Select Language▼
Nga Sali Berisha
-Përgjigje drejtuar mbi 12 mijë miqve të mi, që këto ditë më kanë nisur mesazhe në rrjetin tonë social të Facebook