Arkiv-Lajme të përditësuara

Krujë, maskat dhunojnë shoferin dhe i djegin kamionin

Postuar në 17 Korrik, 2013 07:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Krujës, ku persona të maskuar dhe armatosur pasi kanë dhunuar shoferin, i kanë vënë flakën kamionit me të cilin udhëtonte ai.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cuvikap të Krujës, ku disa persona të armatosur i kanë zënë pritë dhe kanë shtënë me armë në ajër duke detyruar 32-vjeçarin, Luan Balliu, të ndalojë mjetin me të cilin udhëtonte.  Policia ka nisur hetimet, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, mësohet se mjeti në fjalë i përket një kompanie private dhe ishte i ngarkuar me ambalazhe, ndërsa në kabinë udhëtonin 5 persona. 

ISHP: KURUM larg parametrave të BE-së

Postuar në 17 Korrik, 2013 07:14

 

Drejtori i Inspektoriatit të Shëndetit Publik, Adi Hoxha deklaroi sot se Kompania KURUM është ende shumë larg standarteve të BE-së. Ai  inspektoi kompaninë industriale turke ‘KURUM’në zonën industriale të Elbasanit. Qëllimi i inspektimit,ishte kontrolli i parametrave të ndotjes për Elbasanin nga kompanitë industriale të huaja në vendin tonë. Hoxha tha se ndotja rezulton brenda parametrave kombëtare,por përsëri  firma është larg parametrave të BE-së.  Ai i caktoi firmës afat deri në shtator për realizimin e premtimeve.  MAPO

Luan Rama: Basha dhe Olldashi të bëjnë garë mes tyre, boll u morën me PS e LSI

Postuar në 17 Korrik, 2013 07:13

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama u ka bërë një thirrje dy kandidatëve për kreun e ri të PD, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi që të shpalosin alternativat e tyre përballë njëri-tjetrit në garë, e të mos merren më me PS e LSI me të cilat, siç u shpreh Rama, e kanë humbur betejën.

Berisha: Objektivi, rritja e pagave dhe pensioneve

Postuar në 17 Korrik, 2013 07:11

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e rradhës të Qeverisë kujtoi se objektivi madhor ka qenë rritja e pagave dhe pensioneve, ndërsa theksoi se pretendimet e fundit se nuk ka para për paga dhe pensione janë tërësisht të pabaza. 

"Thuhet se nuk do të ketë para për pensione dhe për pagat. Ka para për çdo rrogë dhe pension dhe fondi për to është 100 për qind i garantuar", tha Berisha.

Sipas tij, Qeveria është e bindur se investimet në burimet njerëzore janë thelbësore.

Prokuroria kërkon burg përjetë për Ilir Xhakjan

Postuar në 17 Korrik, 2013 03:09

UPDATE- Prokuroria për Krimet e Rënda i kërkoi sot Gjykatës dënim me burgim të përjetshëm për Ilir Xhakjan. Xhakja akuzohet për vrasjen e kryekomisarit, Adem Tahiraj më 13 shtator 2012 në Katund-Sukth.

Më 24 korrik avokati i Xhakjes do te mbaje edhe fjalen e tij mbrojtese.

Në bazë të raportit të Prokurorisë, publikuar disa kohë më parë i plotë në gazetën Panorama, lir Xhakja ka nxjerrë me dhunë nga makina e nipit të tij shoferin e shefit të Komisariatit të Shijakut para se ta qëllonte me armë në zemër kryekomisarin, Adem Tahiraj më 13 shtator 2012 në Durrës.

Flet nëna e Alketës: Vajza u dhunua 3 ditë para krimit

Postuar në 17 Korrik, 2013 03:07

-Të tronditur dhe të prekur nga vrasja e vajzës së tyre, prindërit e të ndjerës Alketa Cani, e përshkruajnë dhëndrin e tyre si një person agresiv dhe konsumues alkooli. Ata rrëfejnë se tre ditë para ngjarjes makabër, vajza e tyre 35 vjeçe është dhunuar nga bashkëshorti. Ata pohojnë se Alketa Cani nuk i tregonte problemet e saj, për të parandaluar krijimin e konflikteve mes dy familjeve. Mamaja e së ndjerës thotë se prej disa kohësh nuk kishte më komunikim me dhëndrin e saj, Ilirjan Canin. Ndërsa shton se ditën e ngjarjes ai e ka telefonuar pa arsye në orën 13:00 të drekës.

PR akuzon PD, Madhi: Mandati i pestë në Shkodër na takon neve

Postuar në 17 Korrik, 2013 03:04

KQZ rrëzon ankimin, Prifti: Mbeta jashtë Parlamentit nga hajdutët e votave 

 

INVESTIGIMI/ Zbulohet “masakra” elektorale në Lezhë

Postuar në 17 Korrik, 2013 03:02

Kutitë në Mamurras, mbi 90%. E njëjta skemë si në Rruzhdije dhe Dajç

Nga Muhamed Veliu, TCH

 

Partia Socialiste, në kërkesën e saj ankimore, i ka kërkuar KQZ-së anulimin e zgjedhjeve në disa qendra votimi të ZAZ-së 15, që i përkasin rrethit të Kurbinit, zonë ku ndodhën edhe përplasjet më të forta më 23 qershor, ku u shënua edhe një humbje jete.

MARRËVESHJA, REZULTAT I ANGAZHIMIT AMERIKANO-EVROPIAN

Postuar në 17 Korrik, 2013 03:01

Marrëveshja 19 prillit të këtij viti në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë që tashmë ka filluar të quhet historike, nga zyrtarë të politikës amerikane konsiderohet si një zgjidhje e qëndrueshme për veriun brenda kuadrit ligjor dhe institucional të Kosovës. Nga Departamenti i Shtetit ajo është vlerësuar edhe si një marrëveshje e rëndësishme ‘një zhvillim që ka ndodhur pas disa vitesh të angazhimit amerikan dhe të partnerëve evropianë’.

Në burg burri vrasës

Postuar në 17 Korrik, 2013 03:00

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë në burg për Genci Çarçanin, burrin që vrau të shtunën ish-bashkëshorten e tij, Valbonën. 

Burimet thanë se para Gjykatës, burri vetëm ka heshtur duke dëgjuar akuzën pretendimet e Prokurorisë, për vrasje në familje me paramendim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara