Prokuroria kërkon burg përjetë për Ilir Xhakjan

Postuar në 17 Korrik, 2013 03:09

UPDATE- Prokuroria për Krimet e Rënda i kërkoi sot Gjykatës dënim me burgim të përjetshëm për Ilir Xhakjan. Xhakja akuzohet për vrasjen e kryekomisarit, Adem Tahiraj më 13 shtator 2012 në Katund-Sukth.

Më 24 korrik avokati i Xhakjes do te mbaje edhe fjalen e tij mbrojtese.

Në bazë të raportit të Prokurorisë, publikuar disa kohë më parë i plotë në gazetën Panorama, lir Xhakja ka nxjerrë me dhunë nga makina e nipit të tij shoferin e shefit të Komisariatit të Shijakut para se ta qëllonte me armë në zemër kryekomisarin, Adem Tahiraj më 13 shtator 2012 në Durrës.

Personi me precedentë penalë kishte mbërritur me automjet në vendin ku policia kishte bllokuar makinën e nipit të tij dhe pasi ka parë Fatmir Hoxhën që po drejtonte makinën e nipit, e ka nxjerrë jashtë me dhunë. Hoxha hipi në makinën e të riut për ta drejtuar atë në rajonin e policisë pasi nuk kishte dokumente. I pranishëm në vendngjarje ka qenë shefi i Komisariatit, Adem Tahiraj, i cili për shkak të veprimeve të Xhakjes ndaj shoferit është detyruar të ndërhyjë, por pa pasur shumë kohë, është përballur me plumbat. “Kush je ti dhe çfarë kërkon?”, kanë qenë fjalët e Adem Tahirajt, ndërsa Ilir Xhakja është përgjigjur në mënyrë fyese: “Unë jam ai që të … motrën”. Duke përdorur Fatmir Hoxhën (shoferi i Tahirajt) si mburojë teksa ai qëndronte mes të dyve, Xhakja ka shtënë me pistoletë mbi Adem Tahirajn, duke i marrë jetën.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.