Luan Rama: Basha dhe Olldashi të bëjnë garë mes tyre, boll u morën me PS e LSI

Postuar në 17 Korrik, 2013 07:13

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama u ka bërë një thirrje dy kandidatëve për kreun e ri të PD, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi që të shpalosin alternativat e tyre përballë njëri-tjetrit në garë, e të mos merren më me PS e LSI me të cilat, siç u shpreh Rama, e kanë humbur betejën.

“Keqardhje që fushata elektorale për kreun e Partisë Demokratike, në vend që të jetë një ballafaqim alternativash, është kthyer një fushatë kundër PS-së dhe LSI-së. Sot dy kandidatët për kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi janë në garë me njëri- tjetrin për të fituar, jo me Edi Ramën apo Ilir Metën, sepse këtë të dytën ata e kanë humbur. Nuk ka kuptim që anatemojnë Ramën e Metën, të cilët populli shqiptar me votën e tyre i bëri mazhorancë. Ata  janë vetëm përballë njeri-tjetrit këtë radhë. Nëse ata nuk e zëvendësojnë dot Sali Berishën, të jenë vetja e tyre në garë me njëri-tjetrin”, tha Luan Rama.

Më tej i pyetur nga gazetarët lidhur me emrat që LSI do të propozojë për qeverinë e re, Rama u shpreh se kjo forcë politike po punon me përgjegjshmëri të plotë për të vendosur se cilët do të jenë emrat që do të shkojë në qeveri dhe cilët do të përmbushin detyrat parlamentare, duke shtuar se ato do të bëhen të ditura në momentin e duhur.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.