Arkiv-Lajme të përditësuara
Vala e krimit, Burgaj-vartësve: Askush nuk do të marrë leje në verë
Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj shpërndan një urdhër të brendshëm, ku anulon lejet për drejtuesit e strukturave të policisë. Arsyet janë sezoni turistik, por edhe ngjarjet e rënda të ndodhura ditët e fundit
Dashamir Biçaku
Testi i FMN, nga borxhi ndaj biznesit, tek ai publik, taksat dhe privatizimet
Pyetësori për BSH dhe qeverinë, 9 çështjet
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Ilir Beqja:
Të re, jo si 2005
“Marrëveshja e mëparshme ka qenë në kontekstin kur ishim një vend me të ardhura të ulëta. Do të ndërtojmë një pakt më të ngushtë, mbështetje direkt financiare.”
Gjonçaj: KQZ po përsërit 2011-ën, qëllimi është të bëhet pis procesi
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genc Gjonçaj, deklaroi pas vendimit të këtij institucioni për hapjen e kutive në qarkun e Lezhës se kjo bëhet në shkelje të ligjit.
Sipas Gjonçajt, qëllimi është që të bëhet pis procesi duke përsëritur vitin 2011.
Rinumërim për Lezhën dhe Shkodrën
Merr një kthese të papritur procesi i administrimit të rezultateve të zgjedhjeve në KQZ. Pas manipulimeve që u zbuluan me numërimin e votave në Lezhe, KQZ vendosi që të rinumërohen të gjitha votat në qarkun e Lezhës dhe qarkun e Shkodrës, ku republikanët pretendojnë se i është mohuar një deputet.
Fillimisht KQZ vendosi rinumërim në qarkun e Lezhës.
Ceka: Ramën e prita si Kryeministër, nuk folëm për “veshin”
Ambasadori Neritan Ceka, për gazetën “Panorama”: “Nuk folëm për incidentin me Eginin, por për Italinë”.
Në vizitën e tij të parë në Itali si Kryeministër i zgjedhur, Edi Rama është shoqëruar nga ambasadori ynë në Romë, Neritan Ceka. Me gjithë përplasjen e pak muajve më parë mes Cekës dhe Ramës, diplomati ynë ka pritur kryetarin e Partisë Socialiste në këtë vizitë në vendin fqinj dhe e ka informuar atë mbi tezat e diskutimeve mes dy vendeve.
“Qeveria fshehu të dhënat, e frikshme çfarë mund të zbulohet në shtator”
Milva Ekonomi: Normal të kemi “frikë”. Kujdes PBB-në
‘Zhduket’ dosja e ankimimit të familjarëve të viktimave të 21 Janarit
Gjykata e Apelit ka shtyrë për më 25 korrik seancën gjyqësore për ngjarjet e 21 janarit.
Vendimi për shtyrjen u bë pas dorëheqjes së gjyqtarit Agron Papajani.
Seanca e parë gjyqësore në Apel për të akuzuarit për vrasjet e demonstruesve në 21 Janar ka zgjatur fare pak ndërsa në sallë mungonin edhe dy të akuzuarit Agim Llupo dhe Ndrea Prendi.
Ky i fundit kishte paraqitur një deklaratë ku thuhet se do të përfaqësohej nga avokati i tij Genci Gjokutaj.
JAHJAGA: SHTETIN E NDËRTUAM MBI VLERAT PAQES
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në koncertin e Akademisë Muzikore Verore Evropiane, organizuar në Prishtinë, ku tha se kjo Akademi është e posaçme, pasi dërgon një mesazh të fuqishëm rreth vlerave të tolerancës, paqes dhe mirëkuptimit.
KQZ shtyn vendimin për Lezhën
Asnjë vendim për qarkun e Lezhës, edhe pse kanë kaluar tre ditë nga fillimi i shqyrtimit të ankimimeve të dy partive më të mëdha në vend.
Vështirësia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vendimmarrjen e këtij qarku, duket në pranimin e vazhdueshëm të kërkesave për shtyrje, që palët propozojnë.
Pas seancës së mbledhjes, ku PD e PS paraqitën pretendimet e tyre pas hapjes së kutive, KQZ vendosi të shtyjë vendimmarrjen të premten.
TAP-i i hap perspektivë gazifikimit të Kosovës
Ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP) ka hyrë në rrugën e realizimit të tij. Kompania gjermane E.ON Ruhr- Gaz do të ndërtojë në Shqipëri pjesën tokësore të të gazsjellësit, bën të ditur DW.