Rinumërim për Lezhën dhe Shkodrën

Merr një kthese të papritur procesi i administrimit të rezultateve të zgjedhjeve në KQZ. Pas manipulimeve që u zbuluan me numërimin e votave në Lezhe, KQZ vendosi që të rinumërohen të gjitha votat në qarkun e Lezhës dhe qarkun e Shkodrës, ku republikanët pretendojnë se i është mohuar një deputet.
Fillimisht KQZ vendosi rinumërim në qarkun e Lezhës.
"Duke qenë se procesi i rinumërimit dhe rivlerësimit të 10 kutive, të cilat u hapën me kërkesë të Partisë Demokratike, solli një rezultat tronditës, të papritur, publikisht po kërkoj të hapim të gjithë kutitë e zonës zgjedhore Lezhë dhe të shikojmë realisht se cfarë ato kuti përmbajnë brenda. Personalisht për mua kanë qenë dy presione, ai i forcës dhe i financimit të pistë, të cilët kanë sjellë deforimimin e
Pas zgjedhjeveOlldashi: Ja si ringrihet PDRama në Romë, takon Letta-n“Rama, pushtet me vota të vjedhura”
votave", tha anëtari i KQZ-së, Klement Zguri.
Propozimi i anetarit me te vjeter ne KQZ, u mbeshtet me te njëjtat argumenta edhe nga kolegët e tij, por u kundërshtua ashpër nga përfaqësuesit ligjorë të së majtës në institucionin më të lartë administrativ të zgjedhjeve.
Të gjendur perpara ketij vendimi suprize të KQZ-së, që nuk perben objektin e kërkesës ankimore të asnjë palë, por të iniciuar nga vetë anëtarët e këtij institucioni, për të majtët ka hije të forta dyshimi për kutitë e votave që kanë ndenjur më shumë se dy javë në magazinat e Lundrës.
Nisur nga precedenti i 2011-s për Tiranën, ku sipas tyre kutitë e votave u mbushën në këto magazina duke prodhuar një rezultat të manipuluar në Bashkinë e kryeqytetit, ata deklaruan se vendimi është politik dhe po i shërben vetëm pushtetit në ikje për të bërë pis procesin.
"Kjo dëshmon qartë që përsëri Komisioni është vendosur në pozitat e paligjshme të ndryshimit të numrave dhe bërjes pis të procesit zgjedhor. Eshtë thjesht një rrekje për të gjetur një argument juridik. Qëndrimi ynë mbetet që KQZ po vazhdon të përdoret politikisht, është duke administruar grahmat e fundit të pushtetit në ikje, kërkon të bëjë pis procesin zgjedhor, kërkon të përsërisë ngjarjen e 2011, kërkon të cënojë integritetin e kutive për t'i treguar shqiptarëve që rezultati ka qenë i manipuluar, sic janë edhe zërat e politikës në këto ditë", tha përfaqësuesi i PS-së, Gjoncaj.
Te majtet deklaruan se nuk i tremben rinumërimit në shpërndarjen e mandateve në Lezhë, nëse në kutitë nuk është ndërhyrë. Procesi i numërimit të votave në Lezhë nuk ka pasur kontestime nga asnjë palë, është firmosur nga të tërë komisionerët dhe procesverbalet janë të pakontestuara nga asnjë parti politike, deklaruan ata.
Në përfundim të mbledhjes, KQZ pranoi kërkesën e Partisë Republikane për hapjen e të gjitha kutive të qarkut të Shkodrës.Përfaqësuesi ligjor i PR-së, Arjan Madhi, pretendoi se procesi në këtë qark është manipuluar dhe për këtë ai kërkoi rinumërim të votave në këtë zonë zgjedhore.
PD: Rama manipuloi votat në Lezhë
Partia Demokratike akuzon kreun e Partisë Socialiste Edi Rama për manipulim të votave në qarkun e Lezhës.
Deputeti i PD-së Gerti Bogdani u shpreh në një konferencë për shtyp se hapja e 10 qendrave të votimit të qarkut të Lezhës tregoi manipulimin që është bërë nga PS-ja me votat.
“Shqyrtimi dhe hapja e 10 qendrave të votimit të Lezhës dhe numërimi i tyre nxorrën fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, të bazuar mbi drogën, krimin dhe prostitucionin. Edi Rama dhe banda e tij pasi zhduku tabelat origjinale të qendrave të votimit dorëzoi tabelat e falsifikimit në KQZ,” tha Bogdani.
Më tej, Bogani theksoi se pavarësisht se PD-ja me një akt përgjegjshmërie ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të diktuara nga mashtrimet e Edi Ramës, ajo nuk do të pranojë asnjë rezultat të fituar nga vrasësit dhe trafikantët e Edi Ramës.
Top Channel
Add new comment