Gjonçaj: KQZ po përsërit 2011-ën, qëllimi është të bëhet pis procesi

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genc Gjonçaj, deklaroi pas vendimit të këtij institucioni për hapjen e kutive në qarkun e Lezhës se kjo bëhet në shkelje të ligjit.
Sipas Gjonçajt, qëllimi është që të bëhet pis procesi duke përsëritur vitin 2011.
“KQZ vendosi të hapë të gjitha kutitë e votimit të qarkut të Lezhës, një veprim absurd, i pabazuar në ligj, në kundërshtim me të gjithë eksperiencën e derisotme në procesin zgjedhor, i referohemi kërkesave të vazhdueshme tonat për hapjen e kutive në disa qarqe të vendit. Ankimimi ynë nuk gjeti mbështetje pranë Kolegjit Zgjedhor.
Mesa duket interesi i tyre është që të bëjnë pis procesin zgjedhor.
Në 2011-ën kjo KQZ ndryshoi në tavolinë mandatin e Tiranës. Atëherë diferenca ishte e ngushtë.
Ne jemi në dyshime serioze se kjo procedurë, përveç zgjatjes së shpalljes së rezultatit, kjo shtyrje bëhet për të siguruar një rezultat të ndryshëm nga ai që është votuar në këtë qark.
Ne kemi dyshime serioze që ky proces vazhdon të përsërisë 2011-ën e deformimit të votës.
Kjo është arsyeja pse është shtyrë për kaq gjatë kërkesa ankimore e PD për qarkun e Lezhës.
Qëndrimi ynë mbetet se KQZ po përdoret politikisht nga pushteti që është në grahmat e fundit,” tha Gjonçaj./ep
TEMA
Add new comment