Arkiv-Lajme të përditësuara
EDHE SHUMË KRITERE PËR MSA
Vizita e komisionarit për Zgjerim të Komisionit Evropian , Stefan Fule, në Prishtinë dhe Beograd, vlerësohet se është dëshmi se KE-ja po bën përgatitjet e fundit për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën dhe për fillimin e negociatave për pranim me Serbinë. Derisa negociatat për Kosovën nuk janë të kushtëzuara, ato për Serbinë po. Megjithatë, konsiderohet se Kosova duhet t’i plotësojë edhe shumë kritere, që përfshijnë edhe reformën e sistemit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe depolitizimin e shërbimeve publike.
Greqi, policia vret shqiptarin e arratisur
Policia greke ka vrarë një tjetër prej shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallës. Marian Kola është vrarë nga policia në fshatin Frosina në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë.
Gjatë operacionit të policisë ka mbetur i plagosur edhe një oficer. Tashmë policia është vënë në kërkim të shqiptarit tjetër të arratisur nga burgu, Ilir Kupa.
KQZ, asnjë ndryshim rezultati
Deri në orën 19:30, në sallën kryesore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë numëruar 67 kuti nga rreth 120 të tilla që janë për qarkun e Lezhës.
Nga informacionet e fundit që vijnë nga ky institucion rezulton se deri në këto momente nuk ka pasur ndryshime të rezultatit në qarkun e Lezhës dhe as mospërputhje të rezultatit.
Ndërkohë, Partia Socialiste ka konfirmaur se ka çuar një proçedurë në Kolegjin Zgjedhor për ndërprerjen e procesit, pasi e konsideron atë të paligjshëm.
PD: Zgjedhjet për kreun e ri, të hënën nga ora 08.00-19.00. Përcaktohen vendvotimet
TIRANE- Zgjedhjet per kreun e ri te Partise Demokratike behen më datë 22 korrik, ditën e hënë, nga ora 08.00 deri në orën 19.00.
Ne nje deklarate per mediat, PD ben me dije se vendvotimet janë përcaktuar dhe anëtarësia informohet pranë çdo dege të Partisë Demokratike në rrethe , apo çdo grup-seksioni në Tiranë.
“Këshilli Kombëtar dhe Deputetët me banim në Tiranë, votojnë në qendrën e votimit, në selinë e Partisë Demokratike”- thuhet ne njoftimin e PD.
Bashkëshorti dhunon me mjete të forta gruan shtatzënë. Motivi: Xhelozia
DURRËS- Një ngjarje e rëndë shënohet në Durrës, ku bashkëshorti 37-vjeçar dhunon gruan shtatzënë dhe më pas tenton të djeg shtëpinë. Sipas policisë Asllan Hoxha 37 vjeç ka dhunuar barbarisht me mjete të forta bashkëshorten e tij shtatzënë, Enkelejda Hoxha 47 vjeçe, në banesë. Pasi e ka dhunuar, burri, baba i një fëmijë 15 muajsh dhe në pritje të një tjetre, ka tentuar t’i vërë zjarr banesës, me fëmijën dhe gruan e torturuar brenda.
LSI, Luan Rama: KQZ gjysmake me dy standarde, përgjigjet ligjërisht nëse cenon procesin
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim shprehu ditën e sotme, pas vendimit të KQZ për të rinumëruar votat e Lezhës dhe Shkodrës, qëndrimin e prerë se cilido që do të vërë dorë mbi procesin do të përgjigjet ligjërisht.
Në një konference për shtyp, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama akuzoi atë që e cilësoi si një gjysmë KQZ se po funksionon me dy standarde.
“KQZ dëshmi e keqpërdorimit si instrument i verbër politik me synim zvarritjen, kontaminimin dhe mundësisht komprometimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe cilësisë së procesit zgjedhor.
Islami: Në këto zgjedhje fitoi LSI dhe kandidatët biznesmenë
Kastriot Islami, deputeti i ri i Partisë Demokratike, ka bërë një analizë të gjatë në gazetën Panorama, ku edhe pse tjerr pa fund terma, me pak fjalë thotë se këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që u tregua pragmatiste.
Sipas tij, votuesit e lëkundur të PD ishin shumë vulnerabil ndaj ofertave të koalicionit të majtë.
Sipas Islamit, të gjithë kandidatët nga biznesi, të vegjël a të mëdhenj, kanë pasur ndikim të konsiderueshëm në përmasën e fitores në këto zgjedhje.
KQZ, rinumërohen votat e qarkut të Lezhës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis rinumërimin e kutive e kutive për qarkun e Lezhës.
Një ditë më parë KQZ vendosi me 4 vota pro që të rinumërojë votat e Lezhës, por edhe Shkodrës.
Aktualisht janë 8 grupe punë për të rinumëruar votat e 248 kutive të Lezhës.Vendimi i një dite me parë shkaktoi hije dyshimi të forta tek përfaqësuesit ligjore të majtë në këtë institucion.
Konflikti mes profesorëve, Thereska: Sulçebe tentoi të më qëllonte
Thereska, interviste ne “Panorama”: Dorëheqjen do ta jepja që përpara 3 muajsh. Mbledhja devijoi për interesa të një grupi profesorësh.
Profesor Nestor Thereska i qëndron deri në fund qëndrimit të tij, se ajo që ndodhi në mbledhjen e Këshillit të Profesorëve ishte tërësisht e ligjshme, ndërsa e quan të paprecedentë mënyrën si u zhvillua ajo për nga tonet dhe gjuha e përdorur.
Përfundimi i mandatit tuaj duket se u bë shkas për debate të forta në mbledhjen e fundit të Këshillit të Profesorëve. A mund të na thoni përse e gjithë kjo zhurmë?
PD: “Mësim horrave”. PS: Në Lundër ka manipulim të kutive të votimit
-Përveç rotacionit të pushtetit, zgjedhjet e 23 qershorit kanë sjellë edhe ndryshimin e akuzave për manipulim të votave. Ndonëse ishte mazhoranca për administrimin e zgjedhjeve, përfaqësuesit e djathtë akuzojnë të majtët se kanë ndërhyrë në rezultatin e zgjedhjeve duke manipuluar zgjedhjet. Eksperti për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimin e votave të qarkut të Lezhës, si një mësim që u jepet atyre që ai i quan si horra të zgjedhjeve.