PD: Zgjedhjet për kreun e ri, të hënën nga ora 08.00-19.00. Përcaktohen vendvotimet

TIRANE- Zgjedhjet per kreun e ri te Partise Demokratike behen më datë 22 korrik, ditën e hënë, nga ora 08.00 deri në orën 19.00.
Ne nje deklarate per mediat, PD ben me dije se vendvotimet janë përcaktuar dhe anëtarësia informohet pranë çdo dege të Partisë Demokratike në rrethe , apo çdo grup-seksioni në Tiranë.
“Këshilli Kombëtar dhe Deputetët me banim në Tiranë, votojnë në qendrën e votimit, në selinë e Partisë Demokratike”- thuhet ne njoftimin e PD.
Ne gare per kreun e ri te demokrateve jane kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha dhe ministri i Transporeve, Sokol Olldashi, qe prej ditesh tashme kane nisur nje fushate intensive ne gjithe vendin per prezantimin e platformave te tyre per drejtimin e ri te partise.
PANORAMA
Add new comment