KQZ, asnjë ndryshim rezultati

Postuar në 20 Korrik, 2013 14:44

Deri në orën 19:30, në sallën kryesore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë numëruar 67 kuti nga rreth 120 të tilla që janë për qarkun e Lezhës. 

Nga informacionet e fundit që vijnë nga ky institucion rezulton se deri në këto momente nuk ka pasur ndryshime të rezultatit në qarkun e Lezhës dhe as mospërputhje të rezultatit. 

Ndërkohë, Partia Socialiste ka konfirmaur se ka çuar një proçedurë në Kolegjin Zgjedhor për ndërprerjen e procesit, pasi e konsideron atë të paligjshëm. 

Një ditë më parë, pas një mesazhi në Facebook të kryeministrit në detyrë Sali Berisha, KQZ mori vendimin për të çuar në rinumërim të gjitha kutitë e qarkut të Lezhës dhe Shkodrës. 

Ky vendim u kundërshtua ashpër nga përfaqësuesit ligjorë të së majtës në institucionin më të lartë administrativ të zgjedhjeve. 

“Qëndrimi ynë mbetet që KQZ po vazhdon të përdoret politikisht, është duke administruar grahmat e fundit të pushtetit në ikje, kërkon të bëjë pis procesin zgjedhor, kërkon të përsërisë ngjarjen e 2011, kërkon të cënojë integritetin e kutive për t'i treguar shqiptarëve që rezultati ka qenë i manipuluar, siç janë edhe zërat e politikës në këto ditë”, tha përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjoncaj. 

Në rastin e Shkodrës, KQZ vendosi të pranojë si prova pamjet filmike të numërimit të votave atje, të njëjtën provë që ia kishte rrëzuar vetëm pak ditë më parë LSI-së në ankimimin për Kukësit. 

Numërimi i kutive të votimit të dy qarqeve po bëhet nga tetë grupe në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, preçedenti i parë ky i rinumërimit në KQZ të të gjitha votave të qarkut. 
 

 

 Top Channel

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.