Bashkëshorti dhunon me mjete të forta gruan shtatzënë. Motivi: Xhelozia

Postuar në 20 Korrik, 2013 07:23

DURRËS- Një ngjarje e rëndë shënohet në Durrës, ku bashkëshorti 37-vjeçar dhunon gruan shtatzënë dhe më pas tenton të djeg shtëpinë. Sipas policisë Asllan Hoxha 37 vjeç ka dhunuar barbarisht me mjete të forta bashkëshorten e tij shtatzënë, Enkelejda Hoxha 47 vjeçe, në banesë. Pasi e ka dhunuar, burri, baba i një fëmijë 15 muajsh dhe në pritje të një tjetre, ka tentuar t’i vërë zjarr banesës, me fëmijën dhe gruan e torturuar brenda. Ai ka spërkatur shtëpinë me benzinë, por është parandaluar në kohë nga policia, që më pas e ka shoqëruar në komisariat. Sipas të dhënave paraprake, motivi që ka çuar 37-vjeçarin në dhunë, është xhelozia.

Policia e qytetit bregdetar, sqaron se ngjarja e sotme është një parandalim i një krimi të radhës në familje, pasi bashkëshortja e ka çuar herë në polici 37-vjeçarin për ushtrim dhune. 

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.