Arkiv-Lajme të përditësuara
MSA nënshkruhet në pranverën e vitit 2014
Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule ka paralajmëruar se deri në pranverën e vitit 2014 do të mbyllen negociatat ndërmjet Kosovës dhe BE'sa rreth Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Pas një takimi që ka pasur me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, Fule ka thënë se hapja e negociatave për MSA'në është shpërblimi që e ka marrë Kosova duke treguar konstruktivitet në dialogun me Serbinë.
Olldashi: LSI po kërkon të bëjë diversion
Kandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi gjatë takimeve në Lushnjë, Berat, Kucovë dhe Poliçan kërkoi nga baza e demokratëve të qëndrojnë larg spekulimeve që po bëhen nga e majta, të cilat po kërkojnë të ndikojnë në procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike.
TemA TV/ Arvizu takon Metën: Investitorët amerikanë duan transparencë
Ambasadori i SHBA-ve Alexandër Arvizu tha gjatë një takimi që zhvilloi me kryetarin e LSI-së Ilir Meta se investitorët e huaj kërkojnë më shumë qartësi, transparencë dhe më shumë parashikueshmëri, në tregun shqiptar.
Kreu i LSI-Ilir Meta deklaroi se partnerët ndërkombëtarë ndajnë të njëjtat qëllime për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
Licensat numerike, bojkotohet AMA
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Vizive, Endira Bushati vijon përpjekjet e saj për të diskutuar, planin e renditjes të shërbimeve mediatike audiovizive që mbështeten në rrjete numerike, paçka se të tilla diskutime janë bojkotuar nga grupet kryesore të interesit.
Fatos Klosi: Kapitulli Berisha nuk është mbyllur
Ish-shefi i Shërbimit Informativ, Prof Fatos Klosi, shprehet se ka ardhur koha t’i jepet fund kulturës së mosndëshkueshmërisë. Politikanët, si të gjithë qytetarët e këtij vendi duhet të përgjigjen para drejtësisë kur kryejnë krime. Në këtë intervistë ekskluzive për gazetën ‘DITA’ Klosi shtjellon faktorët që çuan në humbjen katastrofike të Berishës më 23 qershor, por nuk beson se kapitulli i Berishës është mbyllur. Ai do të vazhdojë të komandojë Partinë Demokratike, e cila nuk do të ketë fillim të ri, përderisa në krye të saj do të dalë delfini i zgjedhur nga Berisha.
Vidhnin pushuesit, katër të rinjtë arrestohen
DURRES- Katër të rinj janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohen për disa vjedhje.
Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, policia e qytetit bregdetar ka marrë një denoncim nga tre shqiptarë nga Kosova, për vjedhje të të gjitha sendeve personale dhe parave.
Aksioni i policisë konkludoi me arrestimin e të rinjve, të cilët kishin kryer edhe më parë disa vjedhje të tjera.
Tre të arrestuar janë nga Bulqiza, ndërsa një tjetër nga Shkodra, të cilët kishin marrë një shpi me qera në Durrës, ku shfrytëzonin pushuesit për grabitje të sendeve me vlerë dhe para.
Haradinaj padit Fatos Lubonjën, e quajti vrasës
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj shkrimit të Fatos Lubonjës të publikuar në revistën “Sudosteuropa Mittelungen”, në të cilin Lubonja e ka cilësuar Ramush Haradinajn një vrasës, që u lirua nga Haga pas zhdukjes dhe ekzekutimit të dëshmitarëve, raporton gazeta ‘Express’.
Haradinaj është shprehur i befasuar me komentet e Lubonjës duke i quajtur ato shpifje. Ai ka paralajmëruar se do t’i përdorë të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur imazhin e tij dhe të Kosovës.
Arben Imami i jep tenderin 1.9 miliard lekë mikut të tij
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i ka dhënë një tender mikut të tij me vlerë plot 1.9 miliard lekë.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja Dita, që shkruan se bëhet fjalë për një tender për uniformat, që është zhvilluar pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve dhe faktit se Imami është në largim.
Për më tepër, fituesi i tenderit me këtë vlerë nuk është një firmë e certifikuar për standardet që kërkohen nga NATO për uniformat, por një subjekt bar- restorant, me aktivitet edhe vreshtarinë.
Rama: Vendimi për 21 janarin, i tmerrshëm, gjyqi do vazhdojë
Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama dha një intervistë për emisionin “Hard Talk” në BBC, pas takimit që zhvilloi në Londër me ish-kryeministrin Tony Blair.
Rama u pyet veçanërisht për çështjen e 21 janarit dhe qëndrimin që do të mbahet nga qeveria e re lidhur me këtë çështje ku u shpreh se vendimi për 21 janarin ishte i tmerrshëm dhe se gjykimi lidhur me këtë ngjarje të rëndë do të vazhdojë deri në një gjykim të drejtë.
Rama në HARDtalk:Mund ta mposhtim korrupsionin
Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama i tha gazetares së BBC Hardtalk, Sara Montague se perceptimi për Shqipërinë duhet të jetë i tillë; i këndshëm, normal, i vogël, shumë tërheqës dhe funksional.
Gjatë intervistës në BBC, Rama foli për 21 janarin, administratën pas ardhjes së tij në qeveri, korrupsionin, shëndetësinë dhe reformat.
Lidhur me 21 janarin, Rama theksoi se vendimi i gjykatës ka qenë i tmerrshëm. Ai i tha gazetares, Sara Montague se gjyqi duhet të vazhdojë, dhe se qeveria e re do të bëjë gjithçka që ai të mos jetë një tjetër farsë.