Rama në HARDtalk:Mund ta mposhtim korrupsionin

Postuar në 18 Korrik, 2013 04:16

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama i tha gazetares së BBC Hardtalk, Sara Montague se perceptimi për Shqipërinë duhet të jetë i tillë; i këndshëm, normal, i vogël, shumë tërheqës dhe funksional.

Gjatë intervistës në BBC, Rama foli për 21 janarin, administratën pas ardhjes së tij në qeveri, korrupsionin, shëndetësinë dhe reformat.

Lidhur me 21 janarin, Rama theksoi se vendimi i gjykatës ka qenë i tmerrshëm. Ai i tha gazetares, Sara Montague se gjyqi duhet të vazhdojë, dhe se qeveria e re do të bëjë gjithçka që ai të mos jetë një tjetër farsë.

A do të dalë Berisha para gjyqit? Rama u përgjigj se, kur ka folur për Sali Berishën, ka patur parasysh përgjegjësinë që ai ka për ngjarjet e 21 janarit.

Për administratën, Rama tha se pas ardhjes së tij në qeveri nuk do të ketë një pastrim të saj, ashtu siç është folur.

“Jo nuk e besoj këtë, ka njerëz të vlefshëm edhe brenda këtij sistemi të prishur. Nuk  do të shpikim ndonjë gjë, por do të ndjekim historitë e suksesit të vende të tjera., të çilat kanë treguar se korrupsioni mund të mposhtet. Kemi nevojë për reforma të thella dhe vullnet, ne i kemi të gjitha.”- theksoi Rama.

Kryesocialisti tha se për të mposhtur korrupsionin është e vështirë por jo e pamundur. Nëse insiston dhe këmbëngul, ai tha se korrupsioni dhe evazioni fiskal mund të mposhten. Korrupsioni, vijoi ai, merr shuma të mëdha parash, dhe nëse ne do të mund të sjellim të paktën gjysmën e këtyre parave, atëherë sipas Ramës, gjithçka do të bëhet më e lehtë për financat e shtetit.

Rama tha se procesi politik në Shqipëri ka qenë bazuar në akuza, ndaj ai duhet lënë pas, pasi sipas tij, edhe zgjedhjet ishin prova që duhet të kalojmë në një tjetër nivel.

Për Ramën, është sistemi ai që duhet luftuar, pasi shqiptarët kur janë jashtë respektojnë rregullat, kur janë në Shqipëri tentojnë t’i evitojnë ato.

Me ish kryeministrin, Tony Blair, Rama tha se ka diskutuar sesi mund të ndihmojë Shqipërinë për të kryer të gjithë operacionin dhe për të ecur përpara, bazuar në disa prioritete kyçe, me reforma dhe për të mos humbur fokusin

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.