Berisha: Objektivi, rritja e pagave dhe pensioneve

Postuar në 17 Korrik, 2013 07:11

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e rradhës të Qeverisë kujtoi se objektivi madhor ka qenë rritja e pagave dhe pensioneve, ndërsa theksoi se pretendimet e fundit se nuk ka para për paga dhe pensione janë tërësisht të pabaza. 

"Thuhet se nuk do të ketë para për pensione dhe për pagat. Ka para për çdo rrogë dhe pension dhe fondi për to është 100 për qind i garantuar", tha Berisha.

Sipas tij, Qeveria është e bindur se investimet në burimet njerëzore janë thelbësore.

"Vendimi për rritjen e pagave duhej të merrej që në qershor, por nuk e bëmë këtë për shkak të rrethanave parazgjedhore. Çdo vit rrogat dhe pensionet janë rritur 2-4 herë më shumë se inflacioni. Çdo qeveri duhet të indeksojë rrogat dhe pensionet. Rritja e pensioneve në fshat do të jetë 5 për qind.Ndërsa në qytet pensionet nuk do të jenë nën 12 mijë lekë", tha Berisha.
 

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.