Festës Kombëtare e Francës, Nishani uron Hollande

Postuar në 14 Korrik, 2013 08:17

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës Franceze, François Hollande me rastin e Festës Kombëtare.
“Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Franceze, kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik francez, urimet më të mira dhe më të përzemërt.”- shkruan Nishani ne mesazhin e tij te urimit.
Ne vlerësojmë veçanërisht marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit me Francën, vijon me tej Presidenti, dhe jemi të angazhuar për zhvillimin e zgjerimin e tyre të mëtejshëm në planin dy dhe shumëpalësh, në fusha me interes reciprok për dy vendet tona dhe në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.
“Duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian, dhe me besimin në vazhdimësinë e mëtejshme të kësaj mbështetjeje, ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!””- përfundon mesazhi i Nishanit.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.