Nishani takon nesër disa krerë institucionesh

TIRANE- Presidenti i Republikë, Bujar Nishani do të ketë nesër një takim me disa nga krerët e institucioneve më të rëndësishme në vend.
Siç njofton zyra e shtypit të Presidencës, Bujar Nishani këtë të hënë do të ketë një takim pune me Guvernatorin e Bankës së Shqiperisë, Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Nënkryetarin e KLD-së, Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e KLSH-s dhe Inspektorin e Përgjithshëm të ILDKP-së. Presidenca nuk bën me dije arsyet e thirrjes së këtij takimi.
Takimi do të mbahet nesër në orën 11:00 në mjediste e Presidencës.
PANORAMA
Add new comment