Arkiv-Lajme të përditësuara
KURRË ME VETËVENDOSJEN
Ramush Haradinaj thote: Me VV-në? Kurrë. Me PDK-në? Më shumë jo, se po. Me LDK-në? Më shumë po, se jo.
Lideri i AAK'se, Ramush Haradinaj ka vendosur perfundimisht te shkeput çdo mundesi bashkepunimi me Levizjen Vetevendosje.
Ai duket se i ka perjetuar rende akuzat e subjektit te Albin Kurtit, qe perveç tjerash, e akuzoi ate si kreun e grupeve qe kerkojne haraç ne Dukagjin.
Haradinaj ishte ne emisionin "Debat" te RTK'se mbremjen e se premtes dhe tha se "kurre nuk do te beje koalicion me Vetevendosjen".
Per partite tjera, ai beri nje loje fjalesh.
Meta, tur falenderimi në Berat
Meta, tur falenderimi në Berat
12/07/2013 19:30
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputetët e LSI-së të zgjedhur më 23 qershor në qarkun e Beratit, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica, ka zhvilluar një takim në këtë qytet, ku ka falenderuar të gjitha strukturat e LSI-së për rezultatin e arritur.
Meta deklaroi se LSI kaq mandate mund t’i kishte marrë dhe me 120 mijë vota, por ndihet kreanare për kontributin e dhënë për Aleancën për Shqipërinë Europiane.
Berisha: Shqipëria nuk njeh kryeministër të zgjedhur. Rama, Enver por edhe Don Kishot!
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha ka reaguar në Facebook lidhur me hapjen nga kreu i PS-së, Edi Rama të zyrës së kryeministrit të zgjedhur. Që në fillim, Berisha shkruan se “Revanshi te verbon, te ben Enver por dhe Don Kishot! Nga Republika parlamentare tek Republika e Edi Rames!”
“Premtimet”, Basha: Mazhoranca e re piramidale do të përballet me opozitën
TIRANË Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi platformën e tij në Berat dhe Kuçovë, ku ndër të tjera u përqendrua edhe tek qëndrimi i fundit i Ramës lidhur me konkursin e punësimit. “Demokratët e kanë kuptuar shumë mirë, tani kuptoje edhe ti shumë mirë, se për çdo person mbi të cilin do të godasë abuzivizmi yt, për të cilin je i famshëm në Tiranë, do të japësh llogari ligjore, financiare dhe politike para opinionit publik.
KESH lëshon alarmin:Nëse nuk nis importi i energjisë, vendi në kolaps. CEZ:Nisim në 16 korrik
Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka dhënë alarmin se Shqipëria mund të hyjë në një kolaps energjetik në shtator, nëse CEZ nuk fillon të importojë energji.
Klani ndryshon ngjyrë pa ardhur shtatori. Zhdukin Berishën nga ekrani
Klani ndryshon ngjyrë pa ardhur shtatori. Zhdukin Berishën nga ekrani
12 Korrik, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA
Select Language▼
Televizioni kombëtar Klan ka filluar një politike të re editoriale pro qeverisë së re.
Sali Berisha është zhdukur nga ekrani, ndërsa qeveria e re ka më shumë hapësirë.
Mungojnë shënimet e Sandrit që shajnë nga nëna Ramën dhe nuk ka më lajme vulgare kundër tij.
Lezhë, vrasje për hakmarrje
Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të pasdites së të premtes në fshatin Tale të Lezhës, ku një person i identifikuar si shtetasi Ludovik Ujka është vrarë me armë zjarri.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Ndërkaq, paraprakisht mësohet se vrasja mund të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi viktima është një person me preçedent të mëparshëm kriminal.
Ilir Rusmali: Berisha bëri Dushkun perfekt dhe humbi si Fatos Nano në vitin 2005
Ilir Rusmali: Berisha bëri Dushkun perfekt dhe humbi si Fatos Nano në vitin 2005
12 Korrik, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA
Select Language▼
Pak ditë më parë, në gazetën Panorama, Viktor Gumi, deputeti i përjashtuar nga listat e PD-së, shkruante se kryeministri në largim, Sali Berisha, bëri Dushkun perfekt me aleatët.
Ai thotë se një gjë e tillë është antikushtetuese.
Ilir Rusmali, një tjetër deputet i përjashtuar nga listat e PD-së, rimerr këtë tezë dhe thotë se Dushku perfekt i solli humbjen Berishës.
Harito: Fluks aplikimesh online, 5280 persona, 273 aplikime nga jashtë. Hap drejt lirisë së konkurrencës
Deputetja e PS-se, Milena Harito ka dhene detaje rreth shifrave te reja te aplikimeve online, permes CV ne kuader te nismes se kreut te PS-se Rama.
Ne nje deklarate per mediat ajo theksoi se numri me i madh i aplikuesve jane te moshes se re, por nuk kane munguar edhe CV e atyre qe i kane kaluar te 40-at.
Olldashi: Biznesi do të jetë nën agresionin e bllokut të Metës
Nga Gjirokastra, kandidati për drejtimin e PD-së, Sokol Olldashi, ka theksuar se Partia Demokratike në çdo degë të saj do të hapë zyrat e konsulencës juridike për të mbrojtur administratën publike. “Thirrjet që po bën Edi Rama për gjoja aplikime CV-sh në PS, nuk janë asgjë tjetër, veçse paralajmërimi i parë për masakrën administrative që ata kanë ndërmend të bëjnë. Dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë.