KESH lëshon alarmin:Nëse nuk nis importi i energjisë, vendi në kolaps. CEZ:Nisim në 16 korrik

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka dhënë alarmin se Shqipëria mund të hyjë në një kolaps energjetik në shtator, nëse CEZ nuk fillon të importojë energji.
“Në qoftë se nuk blihen humbjet për një muaj mos blerje humbjesh liqeni i Fierzës bie me 6 metër. Me këtë nivel të Fierzës, me këto rezultate qe ka KESH, duhet që të marrim masat të mos shkojmë tek importi, këtë e ka për detyrë ERE ta ndjekë, e vetmja ndjekje që mund të bëjmë ne është ajo që nuk do ta bëjmë, të ulim turbinat, por ta dini që nëse do të ulen turbinat nuk do të kemi drita”, thotë Halit Velaj, administratori i KESH-it. Ai ka theksuar se CEZ vazhdon që të ketë borxhe ndaj KESH që nga koha kur administrohej nga çekët, por kjo shumë është thelluar edhe më tej dhe tashmë ka shkuar në 450 milionë euro.
“CEZ nuk i ka shlyer detyrimet për vitin 2013. Detyrimet ishin 300 milionë dollarë, në gjashtë muaj shifra është rritur me mbi 140 milionë dollarë; në këto kushte që flasim borxhi i CEZ-it është rreth 450 milionë dollarë‘, tha Velaj.
Pas deklaratës së KEZH ka reaguar edhe CEZ, duke thënë se do të nisë importin e energjisë brenda 16 korrikut. Në deklaratën e kompanisë ‘CEZ Shpërndarje’ sqarohet se në konferencën për shtyp të tre ditëve më parë, administratori Sahit Dollapi tha se importi nis menjëherë për pjesën e mbulimit të humbjeve.
Shqip
Add new comment