Berisha: Shqipëria nuk njeh kryeministër të zgjedhur. Rama, Enver por edhe Don Kishot!

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha ka reaguar në Facebook lidhur me hapjen nga kreu i PS-së, Edi Rama të zyrës së kryeministrit të zgjedhur. Që në fillim, Berisha shkruan se “Revanshi te verbon, te ben Enver por dhe Don Kishot! Nga Republika parlamentare tek Republika e Edi Rames!”
Më tej në mesazhin e tij, Berisha shpjegon edhe se në kushtet e vendeve të lira, siç është edhe Shqipëria, njihet President apo Kryeminister i zgjedhur vetem Presidenti dhe Kryeministri qe zgjidhen direkt nga populli, ne periudhen nga dita e fitores se zgjedhjeve deri diten e inaugurimit ne detyre.
“Keto norma themelore kushtetuese, institucionet kushtetuese te vendit, Presidenti dhe Parlamenti nuk ekzistojne per Edi Ramen me 63 deputetet e tij. Ai eshte veteshpallur kryeministri i zgjedhur dhe nuk paska nevoje te emerohet nga Presidenti as dhe te votebesohet nga Parlamenti.”- shkruan ndër të tjera, Berisha.
Më poshtë, mesazhi i plotë i kryeministrit Berisha
Revanshi te verbon, te ben Enver por dhe Don Kishot!
Nga Republika parlamentare tek Republika e Edi Rames!
Te dashur miq, z.Rama ka hapur ne seline mavi, ngjitur me zyren e tij prej kryetari te PS, zyren e tij te “kryeministrit te zgjedhur”. Ne Kushtetutat e vendeve te lira, President apo Kryeminister i zgjedhur njihet vetem Presidenti dhe Kryeministri qe zgjidhen direkt nga populli ne periudhen nga dita e fitores se zgjedhjeve deri diten e inaugurimit ne detyre. Kushtetuta e Shqiperise dhe e te gjitha Republikave parlamentare dhe Mbreterive konstitucionale te Europes nuk njohin Kryeminister te zgjedhur pasi ne zgjedhje te pergjithshme zgjidhen vetem deputetet kurse vete kryeministri emerohet nga kryetari i shtetit ose Parlamenti dhe gjithnje votebesohet ne Parlament. Keto norma themelore kushtetuese, institucionet kushtetuese te vendit, Presidenti dhe Parlamenti nuk ekzistojne per Edi Ramen me 63 deputetet e tij. Ai eshte veteshpallur kryeministri i zgjedhur dhe nuk paska nevoje te emerohet nga Presidenti as dhe te votebesohet nga Parlamenti. Revanshi te verbon, te ben dhe Enver por dhe Don Kishot! Ndryshim! Perpara drejt te shkuares!!! sb
Panorama
Add new comment