Arkiv-Lajme të përditësuara

Arbër Mazniku: Si do të përzgjidhen CV-të për punë

Postuar në 10 Korrik, 2013 06:39

Arbër Mazniku, kryetar i Grupit të Punës për punësimin në Partinë Socialiste, sqaroi dje skemën e funksionimit të ofertës së kryeministrit të ardhshëm Edi Rama për rekrutimet e reja në administratën shtetërore. Në një intervistë për TV "A1 Report", Mazniku dha edhe shpjegimet se si do të funksionojë nisma më e re e Edi Ramës për dërgimin e CV-ve tek një adresë e tij interneti, të gjithë atyre që duan të kontribuojnë për Rilindjen. "Synimi i zotit Rama është që ta çojë këtë ftesë përtej njerëzve të së majtës, por tek çdo njeri, që ka aftësitë dhe vullnetin për t’i shërbyer publikes.

Reagon Beqja: Qeveria të tregojë vetëpërmbajtje, MF të publikojë treguesit fiscal për 6 mujorin

Postuar në 10 Korrik, 2013 06:38

 Pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha se po i lë maxhorancës së re një vend në stabilitet ekonomik, reagon  përfaqësuesi i grupit të punës për programin qeverisës PS-LSI, Ilir Beqja . Ai  i bëri thirrje qeverisë që të tregohet e vetëpërmbajtur në vendime deri në betimi ne qeverisë së re. Ndërkohqë i kërkoi  ministrisë së Financave që të bëjë publike treguesit fiskal për 6 muajt e parë të këtij viti.

Berisha: Maxhoranca e re, epsh të papërmbajtur për pushtet. Po e lëmë vendin në gjendje të mirë ekonomike

Postuar në 10 Korrik, 2013 06:36

Kryeministri në ikje, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së radhës së qeverisë ka siguruar se po e lë vendin në një gjendje të mirë ekonomike. Ai ka vijuar krahasimet e ekonomisë shqiptare me vendet e rajonit dhe eurozonës, ndërkohë që ka akuzuar mazhorancën e re se po tregon revansh për pushtet.

“Shqiptarët zgjodhën bashkimin, jo përçarjen”

Postuar në 10 Korrik, 2013 06:35

Kryeministri Sali Berisha bojkotoi pritjen e dhënë nga Ambasada amerikane në Tiranë, me rastin e 237-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Po ashtu, këtë ceremoni e bojkotoi edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ndërsa të pranishëm ishin presidenti Bujar Nishani, kryeministri i ardhshëm Edi Rama, përfaqësues të të gjithe spektrit politik, shoqërisë civile, medias etj.

Dritan Dajti: Policia është e përfshirë në vrasjet e Tropojës

Postuar në 10 Korrik, 2013 06:34

I akuzuari për vrasjen e katër policëve, Dritan Dajti, është kthyer në një akuzues. Meqë seancat kundër tij nuk po zhvillohen për shkak se mungon një avokat mbrojtës për Dajtin, ky i fundit ka zgjedhur të hedhë akuza.

Kështu, në seancën e radhës, ai ka akuzuar njeriun që drejtoi operacionin për kapjen e tij, Arjan Muça, se është i përfshirë në vrasjen e dy oficerëve të policisë në Tropojë.

Madje Dajti iu drejtua edhe gjykatësit Idriz Mulkurti.

“Nuk kam harruar për vrasjen e dy policëve, ku ju keni gjyqtar në Tropojë dhe është i përfshirë Arjan Muça,” tha Dajti.

LSI kërkon mandat në Kukës, sot vendimi i KQZ

Postuar në 10 Korrik, 2013 03:16

Komisioni Qendror i Zgjedhje hodhi dje shortin për ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që kërkon rinumërim të qendrave të votimit në qarkun e Kukësit. Kërkesa ankimore e LSI-së do të relatohet nga anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj, të cilit i qëlloi dhe ankimimi me numër 21 i kërkuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. 

Sipas Kodit Zgjedhor, kërkesa ankimore e një subjekti zgjedhor duhet të shqyrtohet brenda 24 orëve nga hedhja e shortit, ankimime që pritet të shqyrtohen sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 

Rezultati i Lezhës, Kosovrasti: Kam marrë mesazhe kërcënuese për familjen

Postuar në 10 Korrik, 2013 03:13

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti deklaroi sot  se është kërcënuar në telefon, pas deklaratave në Komisionin e Zgjedhjeve lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës. “Kam marrë mesazhe kërcënuese për familjen. Kërkoj ndërhyrjen e autoriteteve. Pavarësisht kërcënimeve do të them mendimin tim .”- deklaroi Kosovrasti. Përfaqësuesi ligjor i PD-së kërkoi sot që Komisioni Zgjedhor të marrë një vendim për hapjen e 10 kutive të votimit të ZAZ-së nr.

Basha: Anëtarësia të zgjedhë deputetët

Postuar në 10 Korrik, 2013 03:13

Gara në PD

Olldashi sulmon Ramën nga Shkodra, rivali i tij paraqet platformën

Kandidatët për kreun e ri që do zëvendësojë Sali Berishën në krye të Partisë Demokratike vijuan edhe dje takime me bazën, ku prezantuan platformën e tyre opozitare për katër vitet e ardhshme. Ashtu si dhe në takimet e mëparshme, kandidatët në fjalën e tyre kanë vënë theksin te rëndësia që do ketë në të ardhmen anëtarësia e PD-së, e cila sipas tyre do të bëjë të mundur krijimin e mazhorancës morale.

Lulzim Basha

Prezantohen gjeneralët e rinj, Buçpapaj, Dogjani dhe Beltoja

Postuar në 10 Korrik, 2013 03:12

Të martën paradite janë prezantuar në një ceremoni të veçantë komandantët e rinj të Forcës Ajrore, Brigadës së Mbështetjes Rajonale dhe drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes.

Tre drejtuesit e rinj janë prezantuar nga Shefi i Shtabit i Forcave të armatosura, Xhemal Gjunkshi.

Kështu, Frederik Beltoja ka marrë gradën gjeneral brigade pak ditë më parë dhe është vendosur si drejtues i komandës së Forcës Ajrore.

Gjeneral brigade, Muhamet Buçpapaj, ka marrë detyrën e Brigadës së Mbështetjes Rajonale.

BE DHE SHBA: MIRATOJENI SHPEJT LIGJIN E AMNISTISË

Postuar në 10 Korrik, 2013 03:10

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, shefat e misioneve të vendeve anëtare të BE'së në Kosovë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar përmes një deklarate miratim të shpejtë të projektligjit të amnistisë.

Në deklaratë lihet të kuptohet se bëhet fjalë për një variant të përmirësuar të projektligjit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara