Arkiv-Lajme të përditësuara

S’e shpalli policin dëshmor, kërcënohet gjyqtarja

Postuar në 08 Korrik, 2013 03:06

Alkelina Gazidene: Gruaja e policit më fajëson për shkak të detyrës.  E shoqja e policit të rënë në detyrë, Artina Xhediku, për “Panorama”: Nuk e kam kërcënuar, ajo s’gjykoi vrasësin

Ligj për ndëshkim të rreptë të ndërtimeve pa leje

Postuar në 08 Korrik, 2013 03:04

-Edhe pse do t’i duhet të presë edhe dy muaj, për të marrë drejtimin e qeverisë, kjo nuk e ka penguar Edi Ramën të nisë nga puna, duke hartuar strategjinë e dhënies fund të ndërtimeve pa leje, në bregdetin e Vlorës. Nëpërmjet disa postimeve në ‘Twitter’, Rama ka njoftuar për takimin zhvilluar, mesditën e së dielës, me vendorët e Vlorës, ku është diskutuar rreth konkursit ndërkombëtar për planin e zhvillimit të qarkut dhe aksionin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet. “Në vijën bregdetare të Shqipërisë do të bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë!

KLSH padit ish-kryetarin e Bashkisë Sarandë

Postuar në 08 Korrik, 2013 03:03

Në një njoftim për shtyp, Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri të ditur këtë të dielë se ka dërguar kallzim penal në Prokurori për ish-kryetarin e Bashkisë Sarandë, Edmond Gjoka, i cili nga viti 2003 deri ne 2011, ka dhënë 129 leje ndërtimi brenda vijës kufizuese të qendrës së qytetit, në kundeshtim  me të gjitha vendimet e KRRTSH-së.

Sipas KLSH, referuar numrit të konsiderueshëm të shkeljeve të dispozitave ligjore në fushën e urbanistikës, ka derguar per ndjekje penale edhe per dy juriste dhe tre ish-drejtore te kesaj Bashkie.

SOT VENDOSET PËR ENERGJINË DHE TELEKOMIN

Postuar në 08 Korrik, 2013 03:02

Në raundin e trembëdhjetë të bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, që mbahet sot në Bruksel mes dy kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, autoritetet e BE’së pritet të prezantojnë draft- marrëveshjet për çështjet e Telekomit dhe Energjetikës.

Burime të Express bëjnë të ditur se palët kanë afrime sidomos sa i përket çështjeve të energjetikës, por kanë po tentojnë të vendosin në nivel kryeministrash për telekomin respektivisht kodin telefonik dhe licencimin e një operatori serbë mobil në Veri.

Shpëtohet turisti çek

Postuar në 08 Korrik, 2013 03:00

Sot, sapo kanë rinisur kërkimet për një turist çek të zhdukur në malin e Jezercës, helikopterët e ushtrisë mundën të identifikojnë vendndodhjen dhe ta shpëtojnë atë. 

Turisti çek, pjesë e një grupi që ishte ngjitur në Jezercë, kishte rrëshkitur dhe kishte humbur kontaktet. Ushtria aktivizoi një helikopter AB 205 të regjimentit të Farkës dhe kërkimi rezultoi me sukses. 

Po sot, forcat ushtarake njoftojnë se në orën 3 të mëngjesit shpëtuan dy persona në det të cilët ishin larguar nga plazhi i Shëngjinit me një motor uji duke humbur kontaktet me tokën. 

Turisti çek bie e humb në malin e Jezercës

Postuar në 07 Korrik, 2013 14:49

Asnje rezultat nga kerkimet e helikopterit per gjetjen e turistit cek qe u rrëzua në malin e Jezercës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës kur turisti cek ka qenë duke i ngjitur në malin e Jezercës nga ku ka rrëshqitur nga një lartësi e madhe. 

“Sipas te dhenave te para u raportua se turisti cek ka thyer njërën prej gjymtyrëve të poshtme dhe ka më pas ka njoftuar banore te zones me celular dhe keta te fundit kane kontaktuar me policinë me telefon”- raporton “News 24″.

Fyle: Duhet bashkëpunim mazhorancë-opozitë

Postuar në 07 Korrik, 2013 14:47

Mënyra sesi dy koalicionet e priten rezultatin dhe situata paszgjedhore, është pozitive, megjithëse procesi u zhvillua në një klime mosbesimi mes palëve. Kështu e përshkruan atë që ndodhi në Shqipëri me votimin dhe numërimin komisioneri për zgjerimin ne BE, Stefan Fyle, në një intervistë për ‘Vizion Plus’. “Më lejo t’i referohem vlerësimit paraprak të OSBE-ODHIR-it,që përcakton zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, si konkurruese, me pjesëmarrje aktive të qytetarëve gjatë fushatës dhe në respektim të plotë të lirive themelore.

Gjonçaj: KQZ u politizua deri më 15 korrik mbyllen vendimet për rezultatet

Postuar në 07 Korrik, 2013 14:46

Mandatet

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë kërkon plotësimin e KQZ-së me qëllim realizmin e ndarjes së mandateve. Sipas KVV-së, Kolegji Zgjedhor nuk mund të realizojë dot ndarjen e mandateve, pasi nuk e ka tagrin. Ky delegim mund të prishë procesin zgjedhor të 23 qershorit

700 QV

Në total KVV-ja nga 5508 QV ka vëzhguar 700 QV duke realizuar një përzgjedhje të rastësishme

LSI, e pavendosur për Kukësin, qëndrimi i PD për Lezhën mban pezull ankimimin

Braçe: Berisha as nuk e ka kuptuar dhe as nuk e pranon humbjen

Postuar në 07 Korrik, 2013 14:44

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas deklaratës së Erla Mëhillit, e cila tha se pretendimi i opozitës për një “qeveri kujdestare” deri në konstituimin e qeverisë së re është antikushtetues.

“Sali Berisha as e ka kuptuar që ka humbur dhe as që e pranon humbjen! Paska nxjerrë zëdhënësen të thotë: Rama po sulmon, Rama po merr revansh, ne-d.m.th. Berishët, kemi mandat deri në shtator, ne-d.m.th. Berishët, do vendosim deri në shtator. Eeej, keni humbur! Berisha humbi, e ndëshkoi populli me votë, e përzuri nga pushteti!.

Rama paralajmëron “stuhi” në bregdet

Postuar në 07 Korrik, 2013 14:43

Pavarësisht se do t’i duhet të presë edhe dy muaj, për të marrë drejtimin e qeverisë, kjo nuk e ka penguar Edi Ramën të nisë nga puna, duke hartuar strategjinë e dhënies fund të ndërtimeve pa leje, në bregdetin e Vlorës. 

Nëpërmjet disa postimeve në Twitter, Rama ka njoftuar për takimin zhvilluar, mesditën e së dielës, me vendorët e Vlorës, ku është diskutuar rreth konkursit ndërkombëtar për planin e zhvillimit të qarkut dhe aksionin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara