Rama paralajmëron “stuhi” në bregdet

Postuar në 07 Korrik, 2013 14:43

Pavarësisht se do t’i duhet të presë edhe dy muaj, për të marrë drejtimin e qeverisë, kjo nuk e ka penguar Edi Ramën të nisë nga puna, duke hartuar strategjinë e dhënies fund të ndërtimeve pa leje, në bregdetin e Vlorës.

Nëpërmjet disa postimeve në Twitter, Rama ka njoftuar për takimin zhvilluar, mesditën e së dielës, me vendorët e Vlorës, ku është diskutuar rreth konkursit ndërkombëtar për planin e zhvillimit të qarkut dhe aksionin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet.

“Në vijën bregdetare të Shqipërisë do të bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë! Pas katër vjetësh, ndërtimi pa leje në breg do të jetë një ëndërr e keqe”, ka paralajmëruar kryeministri i ardhshëm i vendit, të gjithë ata, që kanë guxuar të ndërtojnë apo planifikojnë të ndërtojnë gjatë vijës bregdetare.

“Mesazhi është i qartë”, - thotë Rama. - “ Kush ndërton pa leje apo në shkelje të lejes në bregdet, duhet të ndalet, sepse pa asnjë dyshim po i çon paratë në det”.

Kjo vendosmëri e Edi Ramës, që paralajmëron një fortunë mbi ndërtimet pa leje, është vijimi i deklaratave të bëra gjatë fushatës elektorale me banorët e Orikumit, ku ndërtimet pa leje dhe zënia e pronave janë çështje të nxehta për të gjithë zonën.

Gjatë takimit më 1qershor, nga Orikumi, Rama premtoi ngritjen e një Agjencie Kombëtare të Bregdetit dhe një ligj të posaçëm për vijën bregdetare.

“Vija bregdetare nuk mund të grabitet, të keqtrajtohet, të shkatërrohet, sepse është pasuria jonë e përbashkët. Do të bëjmë kujdes të posaçëm, do bashkëpunojmë për projekte të ndryshme, me qëllim zhvillimin e kësaj perle, që na e ka falur natyra”, ishte deklarata e Ramës.

Top Channel

Comments

Submitted by Opozita qe duhet... (not verified) on

Rama duhet pershendetur ne keto projekte.

edhe prej nesh qe nuk votuam per te, ose qe thjesht nuk morem pjese ne votime.

Gjithe shtypi, duhet ta perkrahe ne keto inspirime. Ashtu sic duhet te vijoj qendrimin dyshues, per

aspekte te tjera, ku premtimet do harrohen.

Edhe Opozita, ne Parlament e jashte tij, duhet ta mbeshtes projektin e linjes bregdetare.

Jane pune te medha, afatgjata, dhe kane te bejne me te ardhmen e te gjitheve.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.