Arkiv-Lajme të përditësuara

Erla: Rama, sulme dhe kërcënime revanshiste ndaj qeverisë. Do vijojmë punën deri më 6 shtator

Postuar në 06 Korrik, 2013 13:26

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar nëpërmjet zëdhënëses së vet, Erla Mëhilli, pas akuzave të pasardhësit të tij, Edi Rama, se po merr vendime të jashtëligjshme, duke qenë se është një kryeministër në ikje. Sipas Mëhillit, Rama po sulmon dhe kërcënon qeverinë në detyrë, duke treguar një revansh të papërmbajtur. Ajo tha se qeveria e Berishës do të vijojë punën normalisht deri më datën 6 qershor, duke qenë se Kuvendi mblidhet vetëm më 7 shtator.

HEC-et që shkatërrojnë turizmin

Postuar në 06 Korrik, 2013 13:25

Mbledhja e KRRTRSH-së, nën drejtimin e kryeministrit, miratoi në mënyrë të paligjshme ndërtimin e 2 hidrocentraleve mbi lumin Lengaricë nga firma “Lengarica & Energy SH.P.K”, në komunën Petran të Pëmetit, duke shkelur kështu ligjin “Për shpalljen e zonave të mbrojtura të monumenteve të natyrës” të vitit 2002. 

Ngacmonin femra, ndalohen 2 efektivë policie

Postuar në 06 Korrik, 2013 02:37

TIRANE- Dy efektivë të Policisë së Shtetit janë vënë sot në pranga, pas denoncimit të qytetarëve. Mësohet, se dy efektivët, të veshur civilë, nën efektin e alkolit, në qendër të kryeqytetit, kanë kryer veprime të pahijshme ndaj disa femrave.

Sipas të dhënave të para, dy efektivët e ndaluar janë identifikuar me inicialet P.K dhe J.M.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Brendshme po heton lidhur me këtë ngjarje, ndërsa për momentin pritet që dy punonjësit e policisë të pezullohen nga puna.

 

 

PANORAMA

Dy breshkat, “Saliun” dhe “Fatosin”, do t’i marr në Kryeministri

Postuar në 06 Korrik, 2013 02:36

Bashkë me Edi Ramën dhe  stafin që do e shoqërojë  për në detyrën e lartë të  kryeministrit, do të jenë  edhe dy breshkat që kanë  qenë bashkudhëtare të kreut socialist gjatë viteve të fundit. Në një intervistë për “Zona e debatit” në Klan Kosova, Edi Rama sqaron arsyen e  mbajtjes së tyre në zyrë dhe si u  pagëzuan ato me emrat “Saliu” dhe  "Fatosi”. Kreu socialist rrëfen për  filmat që preferon të shikojë, librat  dhe muzikën, ndërkohë që jashtë  bisedës nuk mbeten as çështjet më  të debatuara politike si marrëdhënie  me Berishën, Nanon, Nishanin dhe  formimi i qeverisë së re. 

Banorët e dëshpëruar, letër Ramës: Po na shembet pallati nga ndërtimi i paligjshëm i Lulzim Bashës

Postuar në 06 Korrik, 2013 02:33

emi një grup banorësh të pallateve INSIG, në rrugën Irfan Tomini.

Po ju drejtohemi Juve, se deri me tani nuk kemi gjetur asnjë zgjidhje nga organet përgjegjëse të Bashkisë dhe pushtetit qëndror.

Në tarracën e pallatit tonë me 9 kate, prej më shumë se një muaj po ndërtohet një shtesë kati pa leje. Që në fillimet e këtij ndërtimi kemi lajmëruar organet përgjegjëse të Bashkisë dhe e kemi bërë të njohur problemin në media.

Në mesnatën e datës 15 maj, Policia Ndërtimore Bashkiake, me z.Florenc Hoxha në krye, erdhën dhe bënë një shou, prishën dy kolona dhe u larguan.

OSHP KËRCËNON MINISTRINË E RASHIQIT

Postuar në 06 Korrik, 2013 02:30

OSHP po bëhet gati ta padis me 5 mijë euro MPMS’në që udhëhiqet nga Nenad Rashiqi.

Gjithashtu po bën plan t’ia marrë certifikatën e prokurimit zyrtarit të kësaj fushe në të njëjtën ministri. Krejt kjo nëse në afat prej pesë ditësh ministria nuk e çon në rivlerësim tenderin për ndërtimin e shtëpive për komunitetin RAE në Ferizaj.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) që udhëhiqet nga Nenad Rashiqi, shumë lehtë mund të gjobitet me plot 5 mijë euro. E përveç kësaj, edhe zyrtarit të prokurimit në atë ministri, mund t’i merret certifikata për prokurim.

Rritja ekonomike 1.7%

Postuar në 06 Korrik, 2013 02:29

Ndonëse ka mundur të ruajë ritmet pozitive të rritjes, ekonomia ka mbetur e ndrydhur në presionet e krizës edhe në muajt e parë të vitit 2013. 

Instituti i Statistikave raportoi se në tremujorin e parë Prodhimi Kombëtar u rrit sërish me shifrën minimale 1.7 për qind, krahasuar me të njëjtën periduhë të vitit të kaluar. Shifrat tregojnë se edhe kjo rritje minimale është favorizuar fort nga fakti se në tremujorin e parë të 2012-ës, rritja ishte negative çka ka ulur bazën e krahasimit. 

Deputetja Alma Lama ikën nga “Vetëvendosja”

Postuar në 05 Korrik, 2013 15:49

Deputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama, nëpërmjet një letre publike ka njoftuar shkëputjen e saj nga formacioni politik, Lëvizja Vetëvendosje, e drejtuar nga Albin Kurti.

Nëpërmjet një arsyetimi të gjatë, ku shpjegohen arsyet që e sollën, ish gazetaren nga Shqipëria, të vijë në këtë vendim, ajo ka shprehur keqardhjen e thellë që gjërat nuk shkuan në drejtimin e duhur, në drejtimin në të cilin Lama besonte kur iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje!

Greqi, forcohet kufiri, Mario Kola me shokë tentojnë të hyjnë në Shqipëri

Postuar në 05 Korrik, 2013 15:48

Forca të shumta policie dhe ato speciale të EKAM-it, janë rreshtuar në kufirin greko-shqiptar, pasi banda shqiptare e të arratisurve nga burgu i Trikalas katër muaj më parë po tentojnë të hyjnë në vendin tonë. 

Këtë e konfirmon policia greke sipas informatave që ajo ka marrë. Mësohet se forca të shumta janë rreshtuar edhe në kufirin detar mes dy vendeve, që nga Preveza e më lart,në mënyrë që të shmanget arratisja përmes detit. 

Majko: Qeveria ti japë fund, vendimeve për premtimet e pambajtuara, do i anulojmë

Postuar në 05 Korrik, 2013 15:46

Deputeti Pandeli Majko i ka bër apel qeverisë ti jap fund vendimeve për premtimet e pambajtuara me qëllim që Kuvendi i ri të mos nisë punën me anulimin e tyre.  Majko reagoi  pas vendimit të  qeverisë për rritjen e pagave. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ai e quan të paprecedentë vendimin e kryeministrin në largim Sali Berisha në një kohë që situata e borxhit publik sipas paralajmërimeve të FMN dhe BB është alarmuese. “LAJM: Sot mësova që qeveria në detyre (humbëse e zgjedhjeve të 23 qershorit) ka marrë vendimin për rritjen e rrogave. Ky është një gjest i paprecedentë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara