Arkiv-Lajme të përditësuara
Efektivi i burgjeve vret veten dhe gruan
IRANË- Ora 21:25-Informacionet e fundit tregojnë se efektivi i burgjeve ka vrarë bashkëshorten dhe më pas i ka qëlluar vetes. Ali Nikoleci ishte punonjës në mjekësinë ligjore, i cili bashkëjetonte me Mira Nikollin, të cilën e ka vrarë, pas konfliktesh. Sipas komshinjve, çifti ka pasur zënka prej shumë kohësh.
Ora 21:15- Të shtëna armësh në banesën e një efektivi burgjesh. Ngjarja është shënuar rreth orës 20:30 në zonën e Kombinatit.
Breçani:Nuk bëj thirrje që bien ndesh me ligjin. PS politizon veprimet e mia
Pas pezullimit nga detyra për thirrjet dhe etiketimet e bëra në Facebook kundër kreut socialist Edi Ramës, zv/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka dalë në një konferencë për shtypi, ku ka mohuar sërish autorësinë e tyre. Ai ka deklaruar se nuk e ka shkruaj vetë postimin në Facebook dhe ka akuzuar se PS i ka politizuar gjithmonë veprimet e tij. Pavarësisht kësaj, Breçani ka theksuar se është në shërbim të komunitetit, edhe të Edi Ramës.
Egjipt, grushti i shtetit rrëzon Morsin
Mohammed Morsi nuk është më president i Egjiptit, pasi komandanti i ushtrisë, gjenerali Al-Sisi konfirmoi rrëzimin e tij nga pushteti mbrëmjen e së mërkurës, pas një grushti shteti të udhëhequr nga forcat e armatosura.
Në fjalimin televiziv të gjeneralit Al Sisi është komunikuar se Kushtetuta e Egjiptit është pezulluar dhe se kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të marrë drejtimin e vendit deri në zgjedhjet e reja.
Zjarr në bodrumin e Pediatrisë në QSUT
TIRANE- Evakuohen per pak kohe pacientet dhe personeli i Pediatrise ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” ne Tirane, pas nje zjarri qe perfshiu nje pjese te bodrumit te spitalit.
Flaket kane shperthyer mesditen e sotme, ne rrethana ende te paqarta.
Forca te zjarrfikeses, qe mberriten ne kohe ne vendin e ngjarjes bene izolimin dhe me pas shuarjen e plote te zjarrit.
Nderkohe qe mesohet se me pastrimin e shpejte te ambientit gjithcka do te kthehet ne normalitet.
PANORAMA
Kërcënim për bombë në avionin e linjës Tiranë-Vjenë
Të 85 pasagjerët e linjës Tiranë-Vjenë janë vënë në panik gjatë udhëtimit të kryer mesditën e djeshme me avionin e linjës Austrian Airlines në bordin e OS 848 Airbus.
Gjetja e një letre kërcënuese, se në bordin e avionit ndodhej një bombë, ka alarmuar stafin e avionit, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet e sigurisë, ndërsa avioni ndodhej 20 min larg aeroportit të Vjenës.
Rusmali: Humbja e PD, nga arroganca e lidershipit dhe listat
PD-ja pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e 23 qershorit dhe, pa kaluar një javë, nisi një proces të shpejtë rigjenerimi me hapjen e fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri. Çfarë prisni ju nga ky proces?
Basha kandidon për kreun e PD: Askush nuk e zëvendëson dot Berishën. Koha për një fillim të ri
Kreu i Bashkisë së Tiranë, Lulzim Basha, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kreun e PD-së. Mesditën e sotme ai është paraqitur në selinë blu, ku ka dorëzuar kërkesën e tij zyrtare për të garuar për postin e kryetarit të PD-së. Në një dalje publike nga selia e PD-së, Basha deklaroi se zgjodhi datën 3 korrik për të kandiduar, pasi përkon me fitoren e PD-së 8 vjet më parë. Ai nuk ka kursyer lëvdatat për kreun e dorëhequr Sali Berisha dhe ka premtuar se për PD-në tani është një Fillim i ri.
Biberajt i refuzohet dosja e kandidimit për kreun e PD-së
Aleksandër Biberaj mbërriti në orët e para të mëngjesit me një dosje në dorë në selinë e Partisë Demokratike.
Qëllimi ishte që, ashtu siç është lajmëruar, të dorëzonte kandidaturën e tij për të drejtuar Partinë Demokratike.
Por dosja e tij është refuzuar për shkak të anëtarësisë në PD. Megjithatë Biberaj tha se mbetet me shpresë se kryesia do e pranojë kandidaturën e tij, duke shtuar se ai është akoma anëtar i Partisë Demokratike.
Nënshtetësi për të gjithë shqiptarët
Qeveria shqiptare miratoi vendimin për procedurat e njohjes dhe fitimit të nënshtetësisë shqiptare për të gjithë personat me origjinë shqiptare që jetojnë në hapësirën “Schengen” apo në shtete me të cilat “Schengen” ka marrëveshje të lëvizjes së lirë.
Kryeministri Berisha kërkoi mirëkuptimin e shtetasve të Kosovës, të cilët nuk përfshihen në këtë vendim pasi siç u shpreh ai, është në interesin e tyre që problemi i vizave të zgjidhet të respekt të udhërrëfyesit të Brukselit për liberalizimin e vizave.
Kreu i PD, në garë atentatori i bustit të Stalinit në ’90: Rivali më i fortë, Olldashi
TIRANE- Bujar Nallbani, i njohur si personi qe i vuri dinamitin bustit te Stalinit prane Hotel “Dajtit” Tiranë, ne mars te 1990 i eshte shtuar sot listes se kandidateve per kreun e ri te PD.