Arkiv-Lajme të përditësuara
Pezullohet nga puna Erzen Breçan, status në FB për rrëzimin e Ramës
Pezullohet nga puna për 1 muaj zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, për shkak të statusit në “Facebook” kundër kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama. Vendimi është dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj.
Para pak ditësh zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit bëri thirrje publike, kundër kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë, duke e krahasuar atë me diktatorët, Enver Hoxha dhe Hitlerin dhe i kërkoi ndihmë kryeministrit ende në detyrë, Sali Berisha që t’i drejtonte në rrëzimin e Edi Ramës.
BE plan miliarda eurosh për punësimin e të rinjve
Bashkimi Europian ka rënë dakord për një fond disa miliarda dollarësh në përgjigje të krizës së papunësisë ndër të rinjtë që ka çuar në paralajmërime për një brez të humbur. Edhe pse BE-ja po kalon nëpër një krizë ekonomike, planet e saj për zgjerimin vazhdojnë me bisedimet zyrtare me Serbinë që janë caktuar për muajt e ardhshëm. Në Spanjë dhe në Greqi papunësia mes të rinjve nën moshën 25-vjeçare është mbi 50 për qind. Në Portugali, çdo ditë shikon radhë të gjata jashtë konsullatave të Angolës dhe Brazilit, pasi të rinjtë përpiqen të gjejnë një jetë më të mirë në ish-kolonitë portugeze.
Berisha sherr me Boden, streson Financat
Pagat dhe pensionet
Kryeministri reagon pas anulimit të vendimit nga ministria: Mbaj premtimin, rriten më 15 korrik
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Ministria e Financave ka mohuar vetveten, duke deklaruar një ditë më pas se do të kemi rritje me 6%
ARD KOLA
PARTITË DISKRIMINOJNË GRATË
Partitë politike po i diskriminojnë anëtaret e tyre femra duke preferuar kandidatë meshkuj për zgjedhjet lokale.
Një trend të tillë partitë përcjellin pothuajse në çdo palë zgjedhje komunale.
Si pasojë në asnjë prej 38 komunave sa numëron Kosova nuk ka kryetare femër.
Për këtë të vetëdijshëm janë edhe përfaqësueset ferma në partitë politike të cilat thonë se kjo gjendje duhet të ndryshojë.
Po pavarësisht kësaj një numër shumë i vogël i tyre marrin guximin që të kandidojnë për lidere komunale.
Ilir Meta takon ambasadorin Sequi
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u takua paraditen e së mërkurës me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi.
Jahjaga: Zgjedhjet vendore, më 3 nëntor
Presidentja Kosovës, Atifete Jahjaga shpalli sot 3 nëntorin datë të mbajtjes së zgjedhjeve për pushtetin vendor në Kosovë.
Vendimi i saj pasoi këshillimet me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në një komunikatë për shtyp, thuhet se presidentja Jahjaga vlerëson që “mbajtja e zgjedhjeve komunale në tërë territorin e Republikës së Kosovës, njëkohësisht, është një mesazh i rëndësishëm për qytetarët e vendit dhe siguron integritetin territorial dhe subjektivitetin e Kosovës”.
Rama: Nuk do heqim askënd nga puna, nëse është i zoti
Partia Socialiste sot ka festuar fitoren për Tiranën nën logon “Faleminderit Tirana”, ku i gjithë aktiviteti është organizuar në ambientet e amfiteatrit pranë liqenit artificial në kryeqytet.
Në këtë aktivitet përshëndetën dhe mbajtën fjalën e tyre të rastit deputetët e këtij qarku si Ditmir Bushati, Besnik Baraj, Vasilika Hysaj, Saimir Tahiri etj., me në krye të parin e listës Pandeli Majko.
Gjatë fjalës së tij Majko deklaroi se duket si ëndërr por po festohet fitorja, të cilën 10 ditë më parë kishte shumë që nuk besonin.
Berisha: Gara për kreun e PD-së, e hapur për çdo anëtar
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar një mesazh në faqen e tij në Facebook për të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike, nga kryetarë seksioni deri në anëtarë të kryesisë së PD-së dhe për të gjithë anëtarët që punojnë ose mbajnë funksione drejtuese në të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore ose vendore.
“Gara për kryetarin e PD-së nisi sot me shpalljen e kandidaturës së parë”, shkruan Berisha. Sipas tij, ajo është e hapur për çdo anëtar dhe anëtare të PD-së që dëshiron të konkurrojë për lider të Partisë Demokratike.
Tema TV/ ODIHR: Procesi i 23 qershorit tregoi pjekurinë e demokracisë në Shqipëri
Kryeministri në detyrë Sali Berisha, e cilësoi procesin zgjedhor të 23 qershorit me standarde të larta dhe të civilizuar. Gjatë takimit në përmbyllje të misionit në Shqipëri të shefes së misionit ndërkombëtar të vëzhguesve ODIHR Conny McCormack, Berisha veçoi si arritje pjesëmarrjen e lartë në votim.
Kryeministri Berisha tha se “numri i vogël i ankesave, i cili i dedikohet një procesi numërimi jashtëzakonisht transparent dhe të rregullt, është tregues për cilësinë e lartë të këtyre zgjedhjeve”.
Vrasja e Laçit tek Krimet e Rënda
Prokuroria e Kurbinit ka shpallur moskopetencën për hetimin e mëtejshëm të vrasjes gjatë ditës së zgjedhjeve të një simpatizanti të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe plagosjen e kandidatëve për deputete të Partisë Demokratike, duke ja lënë në dorë dosjen Prokurorise së Krimeve të rënda në kryeqytet.