Tahiri: Shkarkoni Breçanin! Tregoni se shteti e ligji janë principe, pavarësisht se kush qeveris

Postuar në 02 Korrik, 2013 08:23

Deputeti i PS-se, Sajmir Tahiri kerkon shkarkimin e zv/drejtorit te Policise se Tiranes, Erzen Brecani.

Ne nje deklarate postuar ne Facebook, Tahiri shkruan se ai vazhdon te jete i njejti militant si dikur krahe Berishes, ashtu edhe sot, nderkohe qe vendi dhe qytetaret kane ndryshuar e kane ecur perpara. 

Shkrimin, Tahiri e shoqeron me nje foto te vjeter, sipas tij te Brecanit dikur prane Berishes, si militant. 

Postimi i plote 

 

Shkarkoni Brecanin! 
Ne ka mbetur nje gram pergjegjshmeri ndaj shtetit ligjor, nje gram respekt ndaj qytetareve taksapagues, nje gram mirnjohje ndaj punonjesve te ndershem te policise se shtetit, shkarkoni Brecanin!
Shiheni ne foto, i njejti ka qene dhe i njejti eshte. Militant prane Saliut ateher, po njelloj sot. 
Vetem ne kemi ndryshuar! Vendi dhe qytetaret kane ecur shume, vetem ky dhe ca te tjere bashke me Saliun, kane mbetur ne vend. 
Kunder ketyre ishte klithma e qytetareve me vote shkaterruese! Kunder modelit te militantit te verber ndaj klanit dhe prijsit! 
Prandaj nuk vlejne me as per ti konsideruar. 
Por shkarkojeni per te treguar se shteti, ligji, pergjegjshmeria publike perball qytetareve, jane principe qe vlejne pavarsisht se kush qeveris.
Dhe nqs nuk e shkarkoni dot, dilni publikisht dhe motivoni heshtjen!

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.