Arkiv-Lajme të përditësuara
REEKER VAZHDON VIZITËN NË KOSOVË
Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit Philip T. Reeker po qëndron në Kosovën, ku sot pritet të takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve.
Gjatë vizitës në Kosovë, Zëvendës-ndihmës Sekretari Reeker pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve kosovare, si me kryeministrin Hashim Thaçi, presidenten Atifete Jahjaga, ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj si dhe krerët e partive opozitare të LDK-së dhe AAK-së.
Vizita e Reeker e cila fillojë të enjten, do të zgjasë deri me 6 korrik.
EXPRESS
AMA në krizë, mbetet me 3 anëtarë
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audivizive, Endira Bushati bëri publike hapjen e procedurave për licensimin e rrjeteve numerike, duke deklaruar se këtë e bën në zbatim të ligjit të ri të medias.
”AMA njofton sot publikisht çeljen e procedurës për dhënien e 3 licensave private kombëtare për transmetimin audioviziv numerik”, deklaroi zonja Bushati.
Meta takon Moro: Prioritet parësor, statusi brenda këtij viti
Kreu i lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është takuar sot me Ambasadoren e Francës në Shqipëri, Christine Moro. Meta ka garantuar ambasadoren se, pas mesazhit të qartë të qytetarëve shqiptarë për ndryshim, “është përgjegjësia jonë të tregojmë pjekuri politike dhe modesti duke punuar ngushtë me të gjithë aktorët, opozitën, shoqërinë civile dhe grupet e interesit, në funksion të politikave që sjellin investime e punësim, dhe që i shërbejnë axhendës evropiane të Shqipërisë”.
Biberaj për 2 kandidatët: Kolltukofagë që e shohin PD-në si pronë
Ish-anëtari i kryesisë së PD-së dhe tashmë, ish-kandidati për të marrë kreun e kësaj partie, Aleksandër Biberaj, komentoi sot dy kandidaturat zyrtare, Sokol Olldashin dhe Lulzim Bashën.
Biberaj, kandidatura e të cilit nuk u pranuar, reagoi përmes faqes së tij zyrtare në “Facebook”, duke i cilësuar kandidatët e për kreun e PD-së si kolltukofagë që po e shkatërrojnë imazhin e PD-së.
Pavarsia e SHBA-së, Presidenti Nishani uron Obamën
Presidenti Bujar Nishani me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama. Në mesazhin e tij, Presidenti Nishani I cilëson miqësore marëdhëniet dy palëshe
Mesazhi i urimit
Berisha sulmon mediat: Po ndërhyjnë në garën për kryetar të PD-së. Unë do jem neutral
Kryeministri dhe kryetari i në detyrë i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie se ata duhet të sillen si opozitarë tani e tutje.
“Është në detyrën tonë më parësore flakja mënjanë e mantelit të një force politike në pushtet, pra të pushtetarëve, përveshja e llërëve për t’u shndërruar në opozitën më të fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë.
KKT miraton lejen për TAP
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen që autorizon konsorciumin TAP të nisë ndërtimin e gazsjellësit që shndërron Shqipërinë në pikë kalimi të gazit natyror që vjen nga Azerbajxhani me destinacion Evropën Perëndimore.
Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit, kryeministri Berisha tha se TAP arriti të fitonte mbi çdo presion politik, ndërsa sot pritet të nisë ndërtimin me një vlerë fillestare prej 40 miliardë dollarësh në total.
Festa e Amerikës, Nishani uron Obamën
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidenti i Shqiperise, Bujar Nishani i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Ne mesazhin e tij, Nishani e siguron Obamen per vendosmerine ne forcimin e marredhenieve miqesore mes vendeve. “Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv në rajon, si dhe do të kontribuojë në drejtim të forcimit të paqes, sigurisë dhe prosperitetit në Ballkan e më gjerë”- shkruhet ne mesazhin e Nishanit.
Mesazhi i plote
PD-ja mbledh kryesinë, ja 4 kandidatët për kreun e saj
Partia Demokratike mblodhi sot rreth orës 13:00 kryesinë e saj për shqyrtuar kandidaturat për kreun e ri, pas dorëheqjes nga detyra të Sali Berishës.
Në fjalën e tij, ish-kreu i kësaj partie, Sali Berisha prezantoi katër kandidaturat, të cilat sipas tij, plotësojnë kushtet për të drejtuar PD-në.
Situata e trazuar, MPJ qytetarëve shqiptarë: Shmangni përkohësisht udhëtimet në Egjipt
Nisur nga situata e trazuar politike në Egjipt Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë këshillon qytetarët shqiptarë që të shmangin përkohësisht udhëtimet në këtë shtet.
