Situata e trazuar, MPJ qytetarëve shqiptarë: Shmangni përkohësisht udhëtimet në Egjipt

Postuar në 04 Korrik, 2013 08:12

Nisur nga situata e trazuar politike në Egjipt Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë këshillon qytetarët shqiptarë që të shmangin përkohësisht udhëtimet në këtë shtet. Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje edhe qytetarëve që ndodhen në këtë vend për arsye të ndryshme, që të evitojnë qendrat e manifestimeve dhe konflikteve.  Ky institucion  u sugjeron qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë ose ndodhen në Egjipt, që të qëndrojnë gjithnjë të informuar për gjendjen e sigurisë, të komunikojnë në çdo kohë me shërbimin konsullor të Ambasadës së Shqipërisë në Kajro si dhe me Drejtorinë Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kontakti i Ambasadës tonë në Kajro:
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Egjiptit
27, El-Gezera Al-Ëossta, Gound Floor, nr. 4 Zamalek, Cairo-Egypt
Tel.+202 736 1815, Fax. +202 735 6966

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.