Arkiv-Lajme të përditësuara
Tahiri: Shkarkoni Breçanin! Tregoni se shteti e ligji janë principe, pavarësisht se kush qeveris
Deputeti i PS-se, Sajmir Tahiri kerkon shkarkimin e zv/drejtorit te Policise se Tiranes, Erzen Brecani.
Ne nje deklarate postuar ne Facebook, Tahiri shkruan se ai vazhdon te jete i njejti militant si dikur krahe Berishes, ashtu edhe sot, nderkohe qe vendi dhe qytetaret kane ndryshuar e kane ecur perpara.
Shkrimin, Tahiri e shoqeron me nje foto te vjeter, sipas tij te Brecanit dikur prane Berishes, si militant.
Postimi i plote
Greek Reporter: Ja kush janë 6 deputetët grek që hyjnë në parlamentin shqiptar
Minoriteti grek pritet të përfaqësohet në parlamentin e ri të Shqipërisë nga kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i zgjedhur në qarkun e Vlorës. Por mediet greke raportojnë se, në Kuvendin e ri do të jenë gjashtë parlamentarë me prejardhje greke.
Përveç kreut të PBDNJ-së në listën e deputetëve me prejardhje greke përfshihen dhe deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, ish-zv.kryetar i Kuvendit dhe ish-ministër i Shëndetësisë, i cili u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastrës.
Dokle: Ka konsensus për ndarjen e mandatit të deputetit nga ministri
Zoti Dokle, çfarë do të thotë për ju ky 22-vjetor, i cili festohet së bashku me fitoren e zgjedhjeve nga e majta në Shqipëri?
Sequi takon Ramën: Fryma e kompromisit do të jetë një element i ri në politikën shqiptare
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi është takuar sot në selinë rozë me kryesocialistin Edi Rama. Në një prononcim për mediat pas takimit, Sequi ka theksuar se kanë diskutuar me kryesocialistin Rama për axhendën europiane të Shqipërisë duke marrë sigurinë që integrimi do të jetë axhendë kryesore për qeverinë e re.
Olldashi: Garoj për kreun e PD-së
Sokol Olldashi nuk ka zhgënjyer pritshmëritë publike, kur zgjodhi mesditën e së martës për të shpallur hyrjen në garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Për ta marrë përfundimisht këtë vendim atij i janë dashur pak ditë, gjatë të cilave tha se ka kontaktuar me bazën e partisë dhe veçanërisht me kryetarin në detyrë, Sali Berisha, prej të cilit duket se ka marrë garancinë e neutralitetit në garën për kryetarin e Partisë Demokratike.
“It wasn’t me”, prononcohet Breçani pas bujës së komentit në FB
Tekst i hedhur në facebook-un e zv.drejtorit të policisë së Tiranës, Erzen Breçani, nuk mban autorësinë e tij, sipas vetë Breçanit. “Shpesh e lë faqen hapur, e ka shkruar dikush tjetër”, është shprehur Breçani pas valës së reagimeve që shkaktoi komenti në faqen zyrtare të Breçanit, ku bëhej thirrje për të shporrur kryetarin e PS, Edi Rama, i etiketuar si “Hitler dhe Enver”. Edhe një herë komenti i plotë i hedhur në faqen e funksionarit të lartë të policisë, që pavarësisht autorësisë, duhet thënë, ka lënë një shije shumë të keqe:
Mützenich: Kaluat me sukses provën e zgjedhjeve. Statusi? Do shihen edhe aspekte te tjera
Shqipëria e kaloi testin e zgjedhjeve, por për marrjen e statusit do të shihen edhe aspekte të tjera. Dr. Rolf Mützenich, zëdhënës për politikën e jashtme i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), ne nje interviste per Deutche Welle flet per zgjedhjet ne Shqiperi dhe reformat qe e presin vendin.
Zgjedhjet e fundit në Shqipëri ishin edhe një test i rëndësishëm për pjekurinë e demokracisë, duke pasur parasysh aspiratat e vendit për integrim evropian. A e kaloi Shqipëria me sukses këtë provë?
Treni përplas makinën, 2 të plagosur rëndë
LAPRAKË- Treni i linjës Tiranë-Elbasan ka përplasur një makinë, pas Spitalit Ushtarak në Tiranë. Nga përplasja janë plagosur dy personat që gjendeshin brenda në makinë, të cilët janë transportuar menjëherë në spital. Sipas informacioneve të para, të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, dhe dyshohet se shoferit i ishte fikur makina mbi shinat e trenit. Sipas policisë, makina me targa TR 2541 T, është tërhequr zvarrë për rreth 50 metra.
SHEKULLI
Kabineti “Rama”, ministrat dhe portofolet që synon LSI
Lëvizja Socialiste për Integrim synon Ministrinë e Transporteve, atë të Arsimit, Integrimin dhe Ministrinë e Mbrojtjes në qeverinë e re. Deputeti i Durrësit, Lefter Koka, emri më i sigurt në kabinetin Rama. Përfliten edhe Rrokaj, Luan Rama e Manjani
Ministria e Financave anulon planin për rritjen e pagave dhe pensioneve
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Fatura - Përllogaritet se rritja e pagave dhe pensioneve do t’i kushtonte buxhetit të shtetit rreth 2.5 miliardë lekë, ekstra nga shpenzimet