Arkiv-Lajme të përditësuara
Orikum, ish-pronarët: Prona është e jona, bashkia të kryejë punën e saj
Në Orikum janë rikthyer sërish protestat për pronën. Ndërsa dje ish-punonjës të Ndërmarrjes Bujqësore Rinia u grumbulluan në hyrjen e Bashkisë së Orikumit për të mos lejuar punimet në tokat e fituara prej tyre, sot ish-pronarët shprehen se pronat i kanë të trashëguara dhe u takojnë vetëm atyre.
“Jemi kundër protestave të punonjësve të ish-NB Rinia. Bashkia të kryejë punën e saj dhe të mos influencohet”,- janë shprehur ish-pronarët për mediat.
Rama takon Nishanin
Kreu i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i ardhshëm i vendit, Edi Rama ka ngjitur shkallët e Presidencës për t'u takuar me presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Ky ishte takimi i tyre i parë që nga koha kur Bujar Nishani u zgjodh kreu i shtetit dhe që kur koalicioni i majtë fitoi zgjedhjet e 23 Qershorit. Mësohet se ky takim që ka zgjatur rreth 45 minuta është kërkuar nga zoti Rama.
Kreu i ri i PD, Kryesia miraton sot kandidaturat
Basha e Olldashi, kandidatët potencialë që do mbështeten në Kryesi. Biberajt i refuzohet kandidimi, nuk ka teserë të PD-së.
Berisha shpërblen Ngjelën për vitet e burgut
Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, ka marrë këstin e dëmshpërblimit për vitet e burgut. Në listën e publikuar dje nga Ministria e Financave, avokati është në listën e përfituesve dhe do të marrë këstin e radhës si kompensim për vitet e burgut. Në total do të marrin këstin e dëmshpërblimit 191 ish të dënuar politikë. Deri tani janë kaluar paratë sipas viteve të burgut për gjithsej 11 729 dosje. Ndërkaq janë paguar për këstin e parë janë gjithsej 10 594 dosje për këtë kategori. Gjithashtu, janë në vazhdim duke u paguar për këstin e parë 1 135 dosje.
KQZ miraton vetëm tabelat, mandatet i ndan Kolegji Zgjedhor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur dje fazën finalizuese të zgjedhjeve, atë të miratimit të tabelave përmbledhëse të rezultateve për çdo qark. Pavarësisht se në shkelje të Kodit, i cili i jepte këtij institucioni 48 orë kohë nga depozitimi i tabelave për çdo ZAZ të një qarku, Komisioni ka miratuar dje me 4 vota pro tabelat përmbledhëse të 5 qarqeve të para. Më konkretisht ka miratuar tabelat e qarkut Berat, Vlorë, Dibër, Korçë dhe Kukës.
Berisha i jep shtetësinë diasporës, vendimi merret sërish nga Presidenti
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Presidenti - E gjithë procedura përfundon te Presidenti, i cili duhet të dekretojë listën e personave për dhënie shtetësie
SOT AMNISTOHET KRIMI
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë sot në leximin e parë Projektligjin për Amnistinë, i cili amniston dhjetëra mijëra vepra penale duke shpërblyer kështu qindra kriminelë. Aq shumë vepra penale amnistohen më këtë ligj saqë krijohet përshtypja se kur të miratohet ky ligj, do të mbyllen të gjitha burgjet e Kosovës.
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë në leximin e parë Projektligjin për Amnistinë, ligj ky që sipas shoqërisë civile, do të jetë ndër ligjet më të këqija që ka miratuar legjislatura aktuale.
Gazsjellësi TAP, mblidhet KKTRSH
Këshilli Kombëtar i Territorit të Republikës së Shqipërisë, gjatë mbledhjes së kësaj të enjte, pritet të miratojë planin kombëtar për gazsjellësin TAP.
Në fillim të mbledhjes Kryeministri Sali Berisha deklaroi se gazsjellësi TAP do t'i japë zgjidhje përfundimtare probleme energjetike të Shqipërisë.
Paloka: Votat e shqiptarëve u blenë me miliona euro
TIRANË Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi dje se zgjedhjet e 23 qershorit nuk ishin të ndershme dhe të rregullta. Sipas Palokës, ato u mbajtën përmes pazareve korruptive, ku miliona euro u hodhën për të blerë votat e shqiptarëve. “Zgjedhjet, pavarësisht se është thënë deri më sot që ishin zgjedhje të ndershme, të mira etj., etj. mendimi im nuk është i tillë. Mjafton të përmend faktin që janë hedhur miliona euro, që u janë vjedhur shqiptarëve dhe këtë herë janë hedhur për të blerë votat e shqiptarëve”,- tha ai.
Serbia mbyll nesër stacionet policore në veri
Serbia do të mbyllë të gjitha stacionet policore që ka në veri të qytetit të Mitrovicës deri më 5 korrik, kurse nga 15 korriku edhe gjykatat e saj në këtë pjesë te Kosoves, do të ndalojnë se pranuari lëndë të reja.
Njoftimin e ka dërguar vetë qeveria e Kosovës në një komunikatë për media, ku thotë se këto zotime janë dhënë në kuadër të dialogut në Bruksel të grupeve punuese për çështjet e sigurisë dhe drejtësisë.