Efektivi i burgjeve vret veten dhe gruan

Postuar në 03 Korrik, 2013 14:43

IRANË- Ora 21:25-Informacionet e fundit tregojnë se efektivi i burgjeve ka vrarë bashkëshorten dhe më pas i ka qëlluar vetes. Ali Nikoleci ishte punonjës në mjekësinë ligjore, i cili bashkëjetonte me Mira Nikollin, të cilën e ka vrarë, pas konfliktesh. Sipas komshinjve, çifti ka pasur zënka prej shumë kohësh.

 Ora 21:15- Të shtëna armësh në banesën e një efektivi burgjesh. Ngjarja është shënuar rreth orës 20:30 në zonën e  Kombinatit. 

Sipas informacioneve të para, në momentin e të shtënave në banesë ka qenë vetëm efektivi i burgjeve, bashkë me bashkëshorten e tij. Ndërsa para se të  dëgjoheshin të shtënat, efektivi i ka nxjerr fëmijët nga banesa. Policia bën të ditur se, punonjësi në këto momente ndodhet brenda në shtëpi dhe ka kyçur derën. Dyshohet se efektivi ka pasur një konflikt me bashkëshorten e tij, megjithatë në vijim priten detje të tjera.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.