Paloka: Votat e shqiptarëve u blenë me miliona euro

Postuar në 03 Korrik, 2013 14:45

TIRANË Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi dje se zgjedhjet e 23 qershorit nuk ishin të ndershme dhe të rregullta. Sipas Palokës, ato u mbajtën përmes pazareve korruptive, ku miliona euro u hodhën për të blerë votat e shqiptarëve. “Zgjedhjet, pavarësisht se është thënë deri më sot që ishin zgjedhje të ndershme, të mira etj., etj. mendimi im nuk është i tillë. Mjafton të përmend faktin që janë hedhur miliona euro, që u janë vjedhur shqiptarëve dhe këtë herë janë hedhur për të blerë votat e shqiptarëve”,- tha ai. Paloka shtoi gjithashtu se nuk do të kandidojë për postin e kryetarit, pasi sipas tij, të zëvendësosh Sali Berishën është peshë e madhe. Ai theksoi gjithashtu se përgjegjësia për humbjen bie më së shumti mbi ata zyrtarë që mbajnë poste në PD. “Partia Demokratike ka përgjegjësinë e saj. Zoti Berisha doli i pari dhe deklaroi se si kryetar i PD-së ai ka përgjegjësinë kryesore, mbajti pozicionin e tij. Por, sigurisht, ka dhe të tjerë që mbajnë përgjegjësi më tepër sesa anëtarët e thjeshtë apo ata që nuk kanë pasur, le të themi, funksione apo poste në PD”, tha ai.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.