Arkiv-Lajme të përditësuara
Basha dhe Olldashi: Fajin s’e ka Saliu për humbjen
Pas zgjedhjeve të 23 qershorit, tashmë Partia Demokratike është përfshirë në një betejë të brendshme për zgjedhjen e pasardhësit të kryetarit të saj, Sali Berisha. Dy kandidaturat që janë në garë për t’u zgjedhur në postin e lartë, Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha, pas ngritjes së grupeve të punës, kanë filluar menjëherë takimet për të marrë mbështetjen e bazës. Lulzim Basha zgjodhi të nisë garën e tij nga qarku i Elbasanit, zonë të cilën e mbuloi në vitin 2009, ndërsa kandidati Sokol Olldashi nisi takimet në qarkun ku është zgjedhur edhe deputet.
Malaj: Midis një karrige dhe lirisë për të menduar i lire, zgjodha të dytën
Ish –deputeti socialist Arben Malaj ka deklaruar se është është vetëlarguar nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste. Ai shprehet në facebook se midis një karrige dhe lirisë për të menduar i lirë kam zgjedhur përherë këtë të dytën. “Në përgjigje të disa miqve dhe kolegëve, duhet të qartësoj se nuk jam më anëtar i forumeve drejtuese të PS-së. Unë u vetëlargova nga ai nivel përfaqësimi.
Rama: Ndëshkim për ata që abuzuan pas 23 qershorit
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
LARG NGA PLOTËSIMI I KRITEREVE PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE
Kosova është ende larg plotësimit të kritereve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Kanë mbetur edhe rreth shtatëdhjetë kritere që duhet përmbushur, kurse sfidë mbetet sundimi i ligjit dhe krimi i organizuar. Ndërkohë gjatë verës pritet një raport vlerësues i Komisionit Evropës, i cili do jetë një pasqyrë të qartë se cilat kritere mbeten për t’u përmbushur.
“Qeveria në detyrë kushtetuese”
"Këto ditë, zoti Edi Rama, kryetar i mazhorancës së re, ka ndërmarrë sulme dhe kërcënime ndaj institucioneve kushtetuese të vendit, veprimtarisë normale të qeverisë, vendimeve të saj".
Ky është përkufizimi që Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrjes së kryetarit të Partise Socialiste, Edi Rama, fitues i zgjedhjeve, qe te mos marre vendime deri ne krijimin e nje qeverie te re, por te kaloje ne nje faze kujdestarie te qeverise.
Venezuela dhe Nikaragua ofrojnë azil për Snowden
Presidentët e Venezuelës dhe Nikaraguas thonë se ata janë të gatshëm për t’i dhënë azil ish-kontraktorit të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden, i cili ka dhënë informacione për programet sekrete amerikane.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Madura, tha se është i gatshëm t’i garantoj azil “humanitar”, në mënyrë që Snowden të evitonte ndjekjen nga Shtetet e Bashkuara.
Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega, tha se do të ishte i gatshëm po ashtu për dhënien e azilit për Snowdenin, nëse e “lejojnë rrethanat”.
Basha në Elbasan: Ta rindërtojmë PD-në në bazë të meritave
Gara për kreun e PD-së ka vënë në lëvizje të dy kandidatët, Lulzim Bashën dhe Sokol Olldashin.
Njëri në Elbasan dhe tjetri në Fier, pikërisht në qarqet ku ndihen më të fortë. Basha zgjodhi Elbasanin pasi në vitin 2009 ai doli deputet i këtij qarku, ndërsa Olldashi në Fier, ku është i pari i listës për të dytin mandat radhazi. Të dy kandidatët kanë theksuar se "humbja në zgjedhjet e 23 qershorit është përgjegjësia e të gjithëve, jo vetëm e Berishës".
Rama: S’na votuan ne, por ndryshimin, Nano dhe Berisha e mbaruan misionin
Kryeministri i ardhshëm në një rrëfim nga politika, piktura e fundit, filmat apo telefilmat e preferuar e deri tek “Makiaveli i ri”, libri që së fundi i ka bërë më shumë përshtypje. Përballë gazetarit Baton Haxhiu, Rama flet ndër të tjera dhe për filozofinë e re të qeverisjes që ka ndër mend pas shtatorit, marrëdhëniet me LSI, Presidentin dhe drejtësinë, por edhe për 3 grupet e këshilltarëve për ekonominë, territorin dhe artin.
KVV: Certifikimi i zgjedhjeve, atribut vetëm i KQZ
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka shprehur sot shqetësim për certifikimin e rezultatit zgjedhor dhe ndarjen e mandateve të deputetëve. Në kohën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të funksionojë vetëm me katër anëtarë, KVV nënvizon se ligji ia dedikon vetëm KQZ-së certifikimin e rezultatit, për të cilin duhet miratimi i të paktën 5 anëtarëve të këtij komisioni. Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesit e KVV-së e cilësuan si problem që mund të deligjitimojë procesin zgjedhor, mospasjen e numrave të duhur të anëtarëve në KQZ për certifikimin e rezultatit.
Erla: Rama, sulme dhe kërcënime revanshiste ndaj qeverisë. Do vijojmë punën deri më 6 shtator
Kryeministri Sali Berisha ka reaguar nëpërmjet zëdhënëses së vet, Erla Mëhilli, pas akuzave të pasardhësit të tij, Edi Rama, se po merr vendime të jashtëligjshme, duke qenë se është një kryeministër në ikje. Sipas Mëhillit, Rama po sulmon dhe kërcënon qeverinë në detyrë, duke treguar një revansh të papërmbajtur. Ajo tha se qeveria e Berishës do të vijojë punën normalisht deri më datën 6 qershor, duke qenë se Kuvendi mblidhet vetëm më 7 shtator.
