Malaj: Midis një karrige dhe lirisë për të menduar i lire, zgjodha të dytën

Ish –deputeti socialist Arben Malaj ka deklaruar se është është vetëlarguar nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste. Ai shprehet në facebook se midis një karrige dhe lirisë për të menduar i lirë kam zgjedhur përherë këtë të dytën. “Në përgjigje të disa miqve dhe kolegëve, duhet të qartësoj se nuk jam më anëtar i forumeve drejtuese të PS-së. Unë u vetëlargova nga ai nivel përfaqësimi. Për detyrimet mirënjohëse ndaj socialistëve dhe vendit tim kam shumë mundësi konkrete t’i përmbush me dashuri dhe përgjegjshmëri.”- shkruan Malaj. Ai thekson se deri në shtator do të respektojë statusin e deputetit dhe do të përmbushë detyrimet kushtetuese, ndërsa bën me dije se më pas do të jetë i angazhuar në pjesën akademike dhe studimore për politikat publike dhe mirëqeverisjen. Deputeti i Librazhdit, Taulant Balla që prej ditës së djeshme është propozuar nga kryetari i PS-së, Edi Rama që të jetë anëtari më i ri i kryesisë dhe të zërë vendin që mbeti bosh, nga Arben Malaj.
MAPO
Add new comment