Arkiv-Lajme të përditësuara
Nishani promovon gjykatësit e Gërdecit, 21 Janarit, dhe antëtarin e vet Ilir Mustafaj
Nishani emëron Bendon në Apel
Presidenti i Republikës ka deklaruar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë se KLD-në në funksionimin e saj nuk e lidh asgjë me maxhorancat politike.
Duke kërkuar pavarësi në KLD, Nishani tha se, ky Keshill solli modelin e promovimeve te gjyqtareve vetëm mbi bazen e vleresimit.
Fier, shpërthen gazi në një pus nafte
Një pus nafte ka shpërthyer në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në fshatin Sheqishte.
Pusi i fondit të ndalur që administrohet nga “Bankers Petroleum” ka nisur të nxjerrë gaz metan të papërpunuar nga thellësia e tokës.
Shkak mund të jetë bërë grumbullimi i gazit si një proces i zakonshëm i puseve të bllokuara të naftës që shpërthen në formë fontane.
Berisha firmos rritjen e rrogës minimale: 11.3%. Krahasuar me 2006, 110%. Ne mbajmë premtimet
TIRANE- Kryeministri, Sali Berisha ka firmosur sot vendimin per rritjen e rroges minimale me 11.3 %.
Lajmin per gjithe perfituesit, Berisha e ka ndare me gjithe miqte e tij ne faqen zyrtare ne Facebook.
“Te dashur miq, sot firmosa vendimin per rritjen e rroges minimale me 11.3 %. Kjo eshte rritja e madhe e te gjithe e rrogave te te ulta. Me kete vendim rroga minimale ne Shqiperi, krahasuar me fillimin e vitit 2006, rriten me 110 %. Ne mbajme premtimet! sb”- shkruan ai.
PANORAMA
Manjani për akuzat e Olldashit: Nuk merrem me kumarxhinjtë që janë ndëshkuar me votë
Lëvizja Socialiste për Integrim i është kundërpërgjigjur akuzave të Sokol Olldashit, i cili e ka cilësuar këtë forcë politike “çetë financiare.” Nën.kryetari i LSI-së, Ylli Manjani gjatë një deklarate për shtyp, ku u pyet nga gazetarët për këtë çështje, tha se, “nuk flasim në interes të kumarit”.
Meta takon Presidentin Nishani: Diskutuam për bashkëpunimin në vazhdim
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Socialiste, Ilir Meta u takua sot në mesdite me presidentin e vendit, Bujar Nishani. Kreu i LSI-së bëri me dije se takimi kishte si diskutim bashkëpunimin e mëtejshëm, forcimin e institucioneve dhe realizimin reformave me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE. “Ishte një kënaqesi për t’u takuar me presidentin dhe për të ndarë vlerësimet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit që t’i shërbejmë të gjithë përgjegjësie të përbashkët për të forcuar institucionet, sundimin e ligjit në vend, për të ngritur funksionimin e institucioneve
Nano i dorëzoi Berishës inventarin e shtetit. Nuk drejtoi mbledhjet e qeverisë
Dylgjeri: Dosja 200-faqëshe që i dhamë kryeministrit të ri
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Rama: Hyjmë në histori, ose ikim pas 4 vitesh
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka kërkuar anëtarëve të Asamblesë Kombëtare për ta lexuar me vëmendje dhe përgjegjshmëri mandatin që shqiptarët i besuan më 23 qershor.
Rama i bëri një thirrje Qeverisë në deyrë për t'u sjellë si kujdestare e vendit sikurse u bëri një apel subjekteve private.
Meta: Kushtetuta duhet ndryshuar, të kthehet aty ku ishte
Kreu i LSI: Pse Kryeministri i takon PS. “Heqja e taksës së biznesit të vogël, një qëllim pozitiv, duhet parë si do implementohet”.
Policia italiane shkatërron 2 banda droge, 43 të arrestuar
Policia italiane ka shkatërruar dy banda droge që vepronin në 6 rajone, Toscana, Lazio, Lombardia, Piemonte, Piemonte Umbria. Sipas medieve italiane, dy bandat komunikonim mes tyre me anë të rrjeteve sociale. Të ardhurat nga shitja e lëndëve narkotike, të arrestuarit i investonin në Shqipëri, Toscana dhe Pimonte.
SHEKULLI
Tiranë, grinden për pronën, plagos të kunatin me armë
Konfliktet e pronësisë janë bërë sërish shkak tensioni dhe përdorimi të armëve të zjarrit . Një person është plagosur rëndë nga i kunati në kokë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e ditës së enjte në një lokal në vendin e quajtur Lanabregas në kryeqytet.
I plagosuri është identifikuar si Agim Visha dhe sipas mjekëve ai ndodhet në gjendje tepër kritike për jetën ka marrë plumb në kokë. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili është shtetasi Fatos Lika, i cili është burri i motrës së personit të plagosur.