Tiranë, grinden për pronën, plagos të kunatin me armë

Postuar në 05 Korrik, 2013 02:28

Konfliktet e pronësisë janë bërë sërish shkak tensioni dhe përdorimi të armëve të zjarrit . Një person është plagosur rëndë nga i kunati në kokë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e ditës së enjte në një lokal në vendin e quajtur Lanabregas në kryeqytet.

I plagosuri është identifikuar si Agim Visha dhe sipas mjekëve ai ndodhet në gjendje tepër kritike për jetën ka marrë plumb në kokë. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili është shtetasi Fatos Lika, i cili është burri i motrës së personit të plagosur.

Nga hetimet paraprake dyshohet se krimi të ketë pasur si motiv konfliktin e pronësisë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.