Arkiv-Lajme të përditësuara

Gjiknuri: Jemi votuar edhe për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë

Postuar në 08 Korrik, 2013 15:15

Deputeti i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri shprehet se u takon liderëve fitues të gjejnë formulën më harmonike për qeverisjen më të mirë të këtij vendi. Sipas tij, mandati popullor plebishitar i ka “dënuar” Ramën dhe Metën të punojnë bashkë për shumë kohë përtej një mandati qeveritar, tashmë brenda së njëjtës familje politike së cilës i përkasin.

Rama: Apel për kë dëshiron të provohet për skuadrën e re për Shqipërinë

Postuar në 08 Korrik, 2013 15:11

Kreu i socialistëve dhe kryeministri i ardhshëm Edi Rama i është drejtuar sot të gjithë shqiptarëve që të kontriubojnë për skuadrën e re për Shqipërinë. Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, Rama ka ftuar të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e skuadrës së Rilindjes të mendojnë si mund t’i përdorin aftësitë e tyre për të ndihmuar në realizimin e ndryshimit që i nevojitet vendit tonë.

“Zgjedhjet mbaruan me një fitore të gëzueshme spektakolare. Por së shpejti një qeveri e re do të duhet të përballet me realitetin aspak të gëzueshëm të Shqipërisë që kemi premtuar të rilindim.

LSI ankimon rezultatin e Kukësit, shpreson tek rinumërimi i 15 qendrave të votimit

Postuar në 08 Korrik, 2013 15:09

Lëvizja Socialiste për Integrim këmbëngul në çështjen e Kukësit. Sipas saj, asaj i është marrë padrejtësisht një mandat në këtë qark.

Për këtë arsye, LSI ka vendosur të ankimojë rezultatin, që e nxori në avantazh aleancën e djathtë me tre deputetë përkundër një deputeti të aleancës së majtë.

Përfaqësuesi i LSI në Komisionin Qendror të zgjedhjeve tha se është kërkuar rinumërim për 15 qendra votimi.

Në pritje të Lezhës

Postuar në 08 Korrik, 2013 15:07

Qarku i Lezhës mban peng rezultatin perfundimtar të zgjedhjeve. 

Ndërsa kemi hyre ne javen e trete pas perfundimit te gares së 23 qershorit, procesi i certifikimit të rezultatit zgjedhor nuk ka perfunduar, pavaresisht se Kodi Zgjedhor i ka përcaktuar afat institucionit më të lartë të zgjedhjeve qe nga momentit të dorezimit të materialeve zgjedhore nga ZAZ-ve te beje publikimin e rezultatit per cdo qark brenda 48 oreve. 

Ndersa jane miratuar tabelat perfundimtare per Tiranen dhe Gjirokastren, mungoi ne kete mbledhje qarku i fundit i mbetur, Lezha.

Olldashi: Vështirësia më e madhe, largimi i Sali Berishës

Postuar në 08 Korrik, 2013 08:06

Sokol Olldashi, kandidat për postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë nisi takimet intensive me bazën e demokratëve në veri të vendit.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë me strukturat e Partisë Demokratike në Tropojë , Sokol Olldashi deklaroi se gara në Partinë Demokratike është një garë vlerash dhe jo rivaliteti, duke sjellë në vëmendje reputacionin e padiskutueshëm të liderit historik të demokratëve Sali Berisha.

CEZ –debitorëve: Do ju ndërpresim energjinë

Postuar në 08 Korrik, 2013 08:05

“CEZ Shpërndarje”  i ka paralajmëruar sërisht  konsumatorët që nuk paguajnë energjinë elektrike se do të marë masa për ndrëprerjen e saj. Drejtori i CEZ-it për njësinë numër 2 në Tiranë, Arben Kasapi theksoi se do tu ndërpritet energjia elektrike të gjithë konsumatorëve debitorë, të cilët do të kallëzohen penalisht në rast se e rilidhin energjinë.  Ai deklaroi se do të ndërpriten edhe të gjitha linjat e pa ligjshme.

 

 

 

MAPO

Fule: Statusi? Raporti ynë, në varësi të veprimeve kundër korrupsionit

Postuar në 08 Korrik, 2013 08:04

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Parlamenti - BE ka kërkuar që Parlamenti i Shqipërisë të heqë dorë nga funksionimi partiak dhe të kthehet në institucionin e kontrollit të qeverisë

Raporti shuplakë i SOROS: Alterteksti ka qenë një dështim i plotë

Postuar në 08 Korrik, 2013 08:02

Një raport i fundit i fondacionit të “Shoqërisë së Hapur”, ka publikuar të dhënat e fundit nga anketimi mes nxënësve, mësuesve, prindërve dhe drejtuesve të shkollave lidhur me procesin e alertekstit, raporton e përditshmja Shqip.

Sipas studimit rezulton se komisionet të cilat bëjnë përzgjedhjen e teksteve që do të punojnë më pas nxënësit në shkolla nuk bëhet publik, anëtarët janë anonimë dhe mbetet enigmë gjetja e anëtarëve të Komisionit të Votimit të Teksteve.

Elbasan, protestë ndaj ndotjes

Postuar në 08 Korrik, 2013 08:01

Aktivistë të shoqërisë civile në qytetin e Elbasanit protestuan kundër ndotjes nga industria e rëndë në këtë qytet. 

Me pankarta ne duar ata kane ecur ne drejtim te hyrjes se Metalurgjikut, ku zhvillon aktivitetin kompania 'Kurum'. Aktivistet jane pjese e organizates joqeveritare 'Reago', e cila ju ka bere thirrje institucioneve pergjegjese te marrin masa te menjehershme ndaj kesaj situate te shkaktuar nga metalurgjia.

S’e shpalli policin dëshmor, kërcënohet gjyqtarja

Postuar në 08 Korrik, 2013 03:06

Alkelina Gazidene: Gruaja e policit më fajëson për shkak të detyrës.  E shoqja e policit të rënë në detyrë, Artina Xhediku, për “Panorama”: Nuk e kam kërcënuar, ajo s’gjykoi vrasësin

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara