LSI ankimon rezultatin e Kukësit, shpreson tek rinumërimi i 15 qendrave të votimit

Postuar në 08 Korrik, 2013 15:09

Lëvizja Socialiste për Integrim këmbëngul në çështjen e Kukësit. Sipas saj, asaj i është marrë padrejtësisht një mandat në këtë qark.

Për këtë arsye, LSI ka vendosur të ankimojë rezultatin, që e nxori në avantazh aleancën e djathtë me tre deputetë përkundër një deputeti të aleancës së majtë.

Përfaqësuesi i LSI në Komisionin Qendror të zgjedhjeve tha se është kërkuar rinumërim për 15 qendra votimi.

“Kemi depozituar kërkesën ankimore të bërë nga LSI për zonën zgjedhore të qarkut të Kukësit. Përmbajtja e kësaj kërkesë ka të bëjë me kundërshtimin tonë të rezultatit në ZAZ nr. 9 të rrethit të Tropojës. Kemi kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave për 15 qendra votimi, të cilat sipas materialit filmik të vënë në dispozicion nga KAZ, na rezulton që numri i votave për Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim është më i madh se ai që pasqyrohet në regjistrimin filmik”, deklaroi Ilirian Muho.

Ndërkohë KQZ vazhdon të mos nxjerrë rezultatin, edhe pse kemi hyrë në javën e tretë pas zgjedhjeve.

Në rast se miratohet edhe rezultati për Lezhën ditën e martë, atëherë KQZ shpreson se do përmbyllë të gjithë procesin.

Lezha ka ndarë një mandat me shumë pak vota diferencë, ndaj ekziston frika se mund të ketë probleme në nxjerrjen e rezultatit./ep

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.