Fule: Statusi? Raporti ynë, në varësi të veprimeve kundër korrupsionit

Postuar në 08 Korrik, 2013 08:04

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Parlamenti - BE ka kërkuar që Parlamenti i Shqipërisë të heqë dorë nga funksionimi partiak dhe të kthehet në institucionin e kontrollit të qeverisë

Institucionet - BE kërkon nga autoritetet shqiptare që të rikthejë balancimin e institucioneve të pavarura në vend, që pas zgjedhjes së Presidentit u kontrolluan nga PD

Gjyqësori - Bashkimi Europian ka kërkuar që sistemi gjyqësor në Shqipëri të kthehet eficent në rolin e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit dhe të pastrohet nga korrupsioni

Intervista

Komisioneri i Zgjerimit i BE-së tregon për kushtet e Brukselit ndaj qeverisë “Rama”

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Etapat 

Negociatat - Me instalimin e qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama, pritet që të rinisin negociatat e Komisionit Europian me strukturat e reja

Komisioni - Në muajin tetor pritet që Komisioni Europian të bëjë publik progres raportin për Shqipërinë me rekordet e reja të qeverisë së majtë

Parlamenti - Pas raportit të Komisionit, Parlamenti Europian pritet të miratojë në nëntor një dokument për të mbështetur qëndrimin e Brukselit për statusin

Këshilli - Në muajin dhjetor, raporti i miratuar nga Komisioni dhe i kaluar në Parlamentin Europian duhet të miratohet nga krerët e shteteve në samitin e dhjetorit

Bashkimi Europian i kërkon qeverisë së re të Edi Ramës që sa më shpejt të ketë një rekord konkret në arrestimin e grupeve kriminale dhe zyrtarëve të korruptuar. Këtë e ka bërë të ditur dje Komisioneri Europian për Zgjerimin, i cili deklaroi në mënyrë të prerë se sfida thelbësore në lidhje me statusin kandidat është “lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Fule, në një intervistë të dhënë për “Vizion Plus” tregon qëndrimin e Brukselit dhe perceptimin e zyrtarëve të BE-së pas zgjedhjeve të 23 qershorit…

Zoti Fule, Komisioni Europian ka vëzhguar nga afër zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ku koalicioni i majtë u shpall fitues. Cili do të ishte vlerësimi juaj për ketë proces zgjedhor?

Më lejo t’i referohem vlerësimit paraprak të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (OSBE-ODIHR), i cili përcakton zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, si konkurruese, me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve gjatë fushatës dhe në respektim të plotë të lirive themelore. Raporti tregon se votimi ka ecur mirë, megjithëse ka pasur parregullsi procedurale.

Pavarësisht faktit se raporti përmend një atmosferë me mungesë të theksuar besimi mes dy forcave kryesore politike, mënyra në të cilën të dy udhëheqësit e koalicioneve, si atij fitues ashtu edhe atij humbës, u përballën me rezultatin dhe situatën paszgjedhore është një sinjal shumë inkurajues dhe pozitiv, për një përfundim të qetë të procesit zgjedhor.

Nga rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, koalicioni i majtë ka marrë në total 84 deputetë. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, ky numër përfaqëson mazhorancën e cilësuar, e cila nevojitet për ndryshimet kushtetuese dhe miratimin e ligjeve të rëndësishme. A mendoni se ky fakt, do të përshpejtojë procesin e integrimit europian të vendit? Cilat janë rekomandimet ose këshillat tuaja për koalicionin e ri fitues?

Suksesi në procesin e integrimit europian është i lidhur ngushtë me gjithëpërfshirjen dhe konsensusin. Prandaj, unë inkurajoj qeverinë e re që të punojë ngushtë me opozitën në Parlament. Kjo, sepse, vetëm dialogu politik konstruktiv mund ta çojë përpara vendin në rrugën e reformave.

Le të kthehemi pak pas në kohë. Më 30 maj, Parlamenti shqiptar ka miratuar tri ligjet e mbetura që Komisioni Europian ka kërkuar për procesin e integrimit. Cilat janë shanset e Shqipërisë që të marrë një përgjigje pozitive këtë vit për statusin e vendit kandidat?

Miratimi me konsensus i tri ligjeve, më 30 maj të këtij viti ishte një element i rëndësishëm sa u takon kushteve që i kërkohen Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Shanset e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e integrimit europian janë reale. Por vendi nuk duhet të hezitojë për t’i realizuar deri në fund sfidat, veçanërisht sa i takon sundimit të ligjit. Në përputhje me kërkesat e Këshillit Europian, Komisioni do të raportojë progresin e arritur nga Shqipëria. Raporti ynë do të marrë gjithashtu në konsideratë hapat e mëtejshëm të ndërmarra nga qeveria shqiptare për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshi këtu dhe ato që vijnë nga investigime aktive dhe të prokurorisë në çështje të kësaj natyre.

Z. Fyle, ju keni thënë, se “tetë vitet e fundit të qeverisjes kanë qenë një periudhë e reformave të rëndësishme dhe rritjes ekonomike në Shqipëri…”. A mendoni se gjatë këtyre dy mandateve qeveria shqiptare mund të kishte bërë më shumë sa i takon procesit të integrimit europian?

Në Shqipëri, deri më tani, janë shënuar shumë arritje. Sigurisht, ka gjithmonë mundësi për më shumë. Por procesi i integrimit europian është një rrugë dhe garë e gjatë, prandaj ruajtja e ritmit dhe procesit në rrugën e duhur është themelore.

 

Gazetarët

Andelman dhe Lucas, këndvështrime për luftën ndaj korrupsionit

Këshillat mbi qeverinë për luftën ndaj korrupsionit kanë ardhur edhe nga gazetarë të njohur perëndimorë. Me gjëra të thjeshta dhe fare praktike, David A. Andelman dhe Peter Lucas kanë sjellë shembuj të cilët janë si test për ndikimin popullor. Ish-kryeredaktori i “Forbes”, David A. Andelman, i cili ndoqi zgjedhjet e 23 qershorit theksoi se dënimi i njerëzve që shkelin rregullat në semafor do të ishte një fillim i mirë. Andelman jep detaje nga jeta e çuditshme shqiptare, kur ai ka qenë këtu bashkë me të shoqen. “Morëm një makinë me qira dhe u nisëm drejt Krujës, shkruan ai. Në një semafor, patëm shijen e parë të Shqipërisë së vërtetë. Sinjali u bë jeshil dhe u nisa, por papritur një “Mercedez” me xhama plotësisht të zi kaloi me të kuq. Frenova duke shmangur një aksident për pak centimetra. Pak më tutje ndodheshin dy policë, por asgjë nuk ndodhi. Kjo ishte hera e parë. Teksa po kaloja rrugën me sinjal jeshil, pak metra larg zyrës së Kryeministrit, një BMW e madhe kaloi vetëm pak centimetra larg nesh pa pyetur për semafor. Këtë herë ishin pesë policë dhe dy makina të policisë rrugore. Asnjëra nuk luajti vendit. Kur përplasa duart dhe bërtita, dy prej tyre filluan të qeshnin.

Ndërsa, gazetari shqiptaro amerikan, Peter Lucas, theksonte në një intervistë se Rama duhet të heqë të gjitha kazinotë dhe lojërat e fatit nga zona e qendrave urbane.

 

 

 

SHQIP

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.