S’e shpalli policin dëshmor, kërcënohet gjyqtarja

Postuar në 08 Korrik, 2013 03:06

Alkelina Gazidene: Gruaja e policit më fajëson për shkak të detyrës.  E shoqja e policit të rënë në detyrë, Artina Xhediku, për “Panorama”: Nuk e kam kërcënuar, ajo s’gjykoi vrasësin

Gjyqtarja e Tiranës, Alkelina Gazidede, ka denoncuar në Policinë e Tiranës bashkëshorten e efektivit të Policisë, Ramazan Xhediku, i cili u aksidentua për vdekje tetorin e vitit 2011. 
Ajo pretendon se e veja e Xhedikut e ka fajësuar vazhdimisht për faktin se nuk iu dha statusi “Dëshmor i Policisë” bashkëshortit të saj. Gruaja e policit pretendon se i shoqi u aksidentua në krye të detyrës. Burime nga Policia e Tiranës thanë se gjyqtarja Gazidede nuk është paraqitur për të bërë kallëzim me shkrim, por ka kontaktuar me drejtuesit e Policisë së kryeqytetit dhe në formë ankese pretendon se është fyer e kanosur nga të afërmit dhe e shoqja e Xhedikut. 

Pas kësaj ankese, e veja e kryeinspektorit Xhediku është thirrur në Polici për të dhënë shpjegime rreth akuzave të gjyqtares, por ka sqaruar se përveç faktit që e ka fqinjë, pasi banojnë te Qyteti Studenti dhe e njeh prej vitesh, nuk ka pasur asnjë debat me të. Artina Xhediku ka kërkuar në Komisariatin Nr. 1 që të ballafaqohej me fqinjën e saj, Alkelina Gazidede, për të diskutuar me të rreth akuzave që ajo kishte bërë kundrejt saj, por më pas është lënë e lirë. 

“Unë u njoftova 4-5 ditë më parë, nuk e mbaj mend saktësisht, nga një oficer policie, i cili më tha që duhej të paraqitesha në rajon sepse dikush ishte ankuar për mua. Kur shkova aty me thanë që bëhej fjalë për Alkelina Gazideden, të cilën unë e kam fqinjë dhe që ajo më kishte akuzuar për kanosje dhe fyerje. Kjo s’është fare e vërtetë. Në rast se duhet të ndihet njeri i kërcënuar në këtë mes, ajo jam unë dhe familja ime”, u shpreh dje e veja e policit Xhediku, në një prononcim për gazetën “Panorama”.  Nga ana tjetër, burime nga Policia thanë se nuk ka nisur asnjë procedim penal ndaj saj, për shkak se Gazidede nuk ka bërë denoncim me shkrim. 

E VEJA E POLICIT
Artina Xhediku, e veja e  kryeinspektorit Ramazan Xhediku, i cili u aksidentua
më 6 tetor të vitit 2011 dhe ndërroi jetë 5 ditë më vonë në Spitalin Ushtarak, është nëna e dy fëmijëve që tashmë kanë mbetur jetimë dhe vazhdimisht
ka pasur pretendime që të shoqit i është mohuar pa të drejtë statusi “dëshmor”…

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.