Olldashi: Vështirësia më e madhe, largimi i Sali Berishës

Postuar në 08 Korrik, 2013 08:06

Sokol Olldashi, kandidat për postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë nisi takimet intensive me bazën e demokratëve në veri të vendit.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë me strukturat e Partisë Demokratike në Tropojë , Sokol Olldashi deklaroi se gara në Partinë Demokratike është një garë vlerash dhe jo rivaliteti, duke sjellë në vëmendje reputacionin e padiskutueshëm të liderit historik të demokratëve Sali Berisha.

“Vështirësia është dita pas garës, pasi duhet të zëvendësojmë një figurë historike që e themeloi këtë parti dhe e drejtoi për 23 vite. Çdo arritje e Shqipërisë në këto 23 vite është  e lidhur me Partinë Demokratike që themeloi Sali Berisha”, tha Olldashi. 

Kandidati për të drejtuar Partinë Demokratike, Sokol Olldashi u bëri thirrje demokratëve të qëndrojnë të bashkuar për t’i dhënë vendit një opozitë të fortë dhe dinjitoze. Olldashi deklaroi se Partia Demokratike i ka të gjitha mundësitë dhe potencialet për të ndërtuar opozitën më të fortë që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Partia Demokratike deklaroi Olldashi përballet me një mazhorancë numerikisht të madhe, por lehtësisht të thyeshme.

Duke analizuar situatën post zgjedhjeve politike, Olldashi deklaroi se Partia Demokratike duhet të rindezë motorët partiakë për të gjallëruar të gjithë trupën politike të saj, duke ritheksuar në të njëjtën kohë, rëndësinë e vendosjes së mekanizmit të karrierës politike brenda partisë Demokratike.

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.