Arkiv-Lajme të përditësuara

BE DHE SHBA: MIRATOJENI SHPEJT LIGJIN E AMNISTISË

Postuar në 10 Korrik, 2013 03:10

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, shefat e misioneve të vendeve anëtare të BE'së në Kosovë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar përmes një deklarate miratim të shpejtë të projektligjit të amnistisë.

Në deklaratë lihet të kuptohet se bëhet fjalë për një variant të përmirësuar të projektligjit.

Berisha sulmon Ramën

Postuar në 10 Korrik, 2013 03:10

Në një mesazh të postuar në faqen e tij ne Facebook, kryeministri në detyrë Berisha i është rikthyer akuzave për pasuesin e tij në krye të ekzekutivit, Edi Rama. 

Berisha shkruan se “dyshja Rama-Kokëdhima vazhdojnë furishëm revanshin e pandalshëm dhe kërcënimet vulgare ndaj institucioneve të vendit”. Berisha thotë se ata me Twitter hapën tenderin për fshesën e administratës. 

Rama dhe Topalli bashkë në Iftarin e parë

Postuar në 09 Korrik, 2013 15:14

Komuniteti Musliman Shqiptar ka shtruar Iftar me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, ku kanë qenë të pranishëm edhe mjaft personalitete të ndryshme.

Nëpërmjet një fotografie të shpërndarë nga deputeti Taulant Balla, bie në sy ulja në një tavolinë e kreut të PS-së, Edi Rama dhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

“Bashkë me Kryeministrin Rama morem pjese ne Iftarin e pare te Ramazanit per vitin 2013 shtruar nga Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise, Selim Muça.”- shkruan Balla. 

Pak minuta më vonë është edhe Rama, që poston një “tweet”.

Berisha dhe Topalli bojkotojnë SHBA-të

Postuar në 09 Korrik, 2013 15:13

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mban në këto momente një pritje me rastin e “Ditës së Pavarësisë”. Ngjarja po mbahet në sheshin para Galerisë së Arteve në Tiranë, dhe janë të pranishëm shumë personalitete shqiptare dhe të trupit diplomatik. 

I pranishëm është edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe kryeministri i zgjedhur, Edi Rama.

Kryeministri Berisha: Uroj që Zoti t’i përkëdhelë shqiptarët me mëshirën dhe dashurinë e tij

Postuar në 09 Korrik, 2013 15:12

Kryeministri Sali Berisha ka uruar sot besimtarët myslumanë dhe gjithë shqiptarët për muajin e Ramazanit. “Uroj që Zoti t’i përkëdhelë Shqipërinë dhe shqiptarët me mëshirën dhe dashurinë e tij! Të dashur miq, sot fillon muaji i madhnushem i agjërimit, në të cilin besimtarët sakrifikojnë me qëllim pastrimin e shpirtit për besimin tek Zoti dhe vlerat më të larta njerëzore dhe hyjnore.

KQZ shtyn rezultatin. Lezha, Qarku i fundit

Postuar në 09 Korrik, 2013 15:07

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

3 javë - Procesi zgjedhor i 23 qershorit ka tri javë që ka përfunduar. KQZ-ja akoma nuk ka mbyllur fazën e parë të procesit të tij

Degradon gara në PD/ Berisha në alarm për të shmangur mbështetjen publike për Bashën

Postuar në 09 Korrik, 2013 15:06

Sali Berisha, kryetar në detyrë i Partisë Demokratike, u ka dërguar një mesazh me SMS gjithë strukturave të Partisë Demokratike, në të cilën u kërkon të shmangin mbështetjen publike për ndonjërin nga kandidatët.

Mesazhi pason daljen publike të njerëzve më të afërt të Berishës në mbështetje të Bashës.

Rama: Të ndalen ndërtimet pa leje në bregdet

Postuar në 09 Korrik, 2013 15:04

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i ardhshëm Edi Rama ka mbledhur kryetarët e bashkive dhe deputetët socialistë të zonave bregdetare për të diskutuar mbi problematikën e ndërtimeve pa leje përgjatë gjithë bregdetit. 

Rama tha se është vënë re një valë e re ndërtimesh pa leje në bregdet dhe se shkalla e abuzimit me pronën publike në këto zona është rritur duke përfituar nga tranzicioni i pushtetit. 

Ambasadorët e BE, takim me Beqjan e Haxhinaston për programin e përbashkët qeverisës

Postuar në 09 Korrik, 2013 07:26

TIRANË- Ambasadorët e BE-së në vendin tonë kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e grupit të punës për programin e ri qeverisës, Ilir Beqja nga PS dhe Edmond Haxhinasto nga LSI.

Haxhinasto deklaroi se brenda 1o ditëve do te jete gati nje draft afër versionit zyrtar të programit per qeverisjen.

Në përfundim të takimit, Beqja theksoi se ambasadorët ishin të interesuar për punën e përbashkët që po bëhet, vecanërisht për 300 ditët e para të qeverisjes.

“Sistemi i drejtësisë dhe shëndetësia më të korruptuarit në Shqipëri”

Postuar në 09 Korrik, 2013 07:25

Shqipëria futet në vendet ku korrupsioni ka përfshirë të gjitha institucionet, por sistemi i drejtësisë dhe shëndetësia janë të pushtuar nga korrupsioni. Këto fakte i ka bërë të ditura raporti i fundit  nga Transparency International  “Barometri Global i Korrupsionit” i cili është një studim i kryer në  114 000 njerëz në 107 vende të botës dhe tregon se korrupsioni është i përhapur.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara