“Sistemi i drejtësisë dhe shëndetësia më të korruptuarit në Shqipëri”

Shqipëria futet në vendet ku korrupsioni ka përfshirë të gjitha institucionet, por sistemi i drejtësisë dhe shëndetësia janë të pushtuar nga korrupsioni. Këto fakte i ka bërë të ditura raporti i fundit nga Transparency International “Barometri Global i Korrupsionit” i cili është një studim i kryer në 114 000 njerëz në 107 vende të botës dhe tregon se korrupsioni është i përhapur.
Sa i përket Shqipërisë TI thotë se ka pasur një rritje në luftën kundër korrupsionit, megjithatë 83% e të anketuarve mendon se korrupsioni në Shqipëri është i lartë. Sistemi i drejtësisë dhe ai i shëndetësisë kanë marrë një notë vlerësimi 4.3, ku vlerësimi varion nga 1-5.
Vlerësimi me notën do të thotë se korrupsioni thuajse nuk ekziston ndërsa vlerësimi me 5 do të thotë një vend jashtë jashtëzakonisht i korruptuar. Vlerësime negative janë dhënë edhe për sistemin arsimor, partitë politike, policinë apo dhe shërbimin civil.
Transparency International me seli në Berlin, thotë se afro 90% të të anketuarve në 107 vendet janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin, duke nënshkruar peticione dhe duke protestuar. Më tepër se një e katërta e të anketuarve në gjithë botën, kanë raportuar gjithashtu se kanë paguar ryshfet në vitin e fundit.
“Dhënia e ryshfeteve mbetet në nivele shumë të larta në mbarë botën, por njerëzit besojnë se ata kanë fuqinë për të ndaluar korrupsionin ”, thotë Huguete Label, Kryetar i Transparency International.
Barometri Global i Korrupsionit tregon një krizë të besimit në politikë dhe shqetësim real në lidhje me kapacitetin e këtyre institucioneve përgjegjëse për sjelljen e kriminelëve para drejtësisë.
SHEKULLI
Add new comment