Kryeministri Berisha: Uroj që Zoti t’i përkëdhelë shqiptarët me mëshirën dhe dashurinë e tij

Postuar në 09 Korrik, 2013 15:12

Kryeministri Sali Berisha ka uruar sot besimtarët myslumanë dhe gjithë shqiptarët për muajin e Ramazanit. “Uroj që Zoti t’i përkëdhelë Shqipërinë dhe shqiptarët me mëshirën dhe dashurinë e tij! Të dashur miq, sot fillon muaji i madhnushem i agjërimit, në të cilin besimtarët sakrifikojnë me qëllim pastrimin e shpirtit për besimin tek Zoti dhe vlerat më të larta njerëzore dhe hyjnore. Me këtë rast unë uroj të gjithë besimtarët myslimanë që këto ditë përvëluese dhe netë të nxehta të agjerojnë që sakrifica e tyre të pranohet nga krijuesi i gjithësisë dhe të sjellë paqe, të mira e mbarësi në familjet e tyre, si dhe për mbarë shqiptarët”- shkruan Berisha në facebook.

   MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.